Shqiptarët dhe Islami

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët dhe territoret shqiptare në Mesjetë kanë qenë nën sundimin e Bizantit, më vonë të atij bullgar dhe atij serb të cilët kishin fenë dhe kishën e tyre të besimit ortodoks, dhe në ato kushte edhe shqiptarët në masën rreth 90% e tyre kanë qenë të besimit ortodoks por që kurrë në Mesjetën e sundimeve bizantine, venedikase, serbe e bullgare shqiptarët nuk ishin të organizuar dhe nuk patën as mbretëri, as perandori dhe as liturgji fetare në gjuhën e tyre, as shkrim shqip dhe as Kishë të tyre.

Turqit, shqiptarët dhe trojet shqiptare në Ballkan i gjetën nën sundimin serb, venedikas dhe bizantin dhe prej turqve kryesisht dhe prandaj më së shumti e pësuan ata popuj të cilit kanë pasur shtet, mbretëri e perandori, dhe nuk e pësuan shqiptarët të cilët kanë qenë nën sundimin e tyre dhe që para ardhjes së turqve në Ballkan shqiptarët ishin në prag të asgjesimit etnik e të asimilimit total fetaro-etnik heleno-sllavo-bizantin.

Këto të vërteta të mëdha po i mësojmë sot prej historianëve më të mëdhenj të të gjitha kohrave, të atyre europianë, ballkanas si dhe të atyre shqiptarë joinjorantë, joislamofobë, joturkofobë; po i mësojmë prej atyre intelektualëve dhe historianëve jokatoliko-fanatikë. Sot të vertetat historike po i mësojmë prej intelektualëve të aftë, profesionistë dhe prej historianëve të vërtetë shqiptarë jomercenarë, joateistë dhe jokomunistë.

Përditë e më shumë po del në dritë historia e vëtetë botërore, europiane e ballkanike; po dalin në dritë Vlerat e Mëdha dhe Universale të Islamit, pasi Perendimi dhe Kisha gjithmonë e kanë luftuar, dhe gjithmonë janë përpjekur që ta pengojë përhapjen e Islamit të Vërtetë në Europë e Perendim.

Sot po del dhe po mësohet e vërteta dhe rëndësia globale e Perandorisë Osmane.

Ardhja e turqve në Ballkan u shoqërua edhe me përhapjen e Muslimanizmit.

Lind pyetja se përse shqiptarët përqafuan fenë Islame e ndërsa grekët, serbët, bullgarët, romunët e të tjerat etni të Ballkanit, jo ?

Islamofobët, turkofobët dhe fanatikët katolikë mundohet të bindin ndokënd se turqit ua kanë ndërruar fenë shqiptarëve me dhunë, gjë të cilën e kanë hedhur poshtë të gjithë dijetarët dhe historianët më të shquar europianë por edhe ballkanas, them historianet e vertete dhe jo sharlatanët e historisë , sepse po të kishin përdorur turqit forcën dhe shpatën për ndërrimin e fesë kush do ta kishte ndaluar muslimanizimin e grekëve, serbëve apo bullgarëve ?! Ndërsa katolikët shqiparë mbetën katolikë gjatë sundimit Osman pasi pushteti i sulltanit nuk ishte i interesuar për jetën e zakonshme dhe as për besimin e etnive dhe të komuniteteve fetare të Perandorisë, por Sulltanit i interesonte pushteti i tij, paqja, jeniçerët, ekonomia, qytetet, portet e rrugët.

Dhe ardhja e turqve në Ballkan e ndërpreu procesin e egër dhe genocidist kundër shqiptarëve të besimit katolit të cilët Serbia dhe caret e saj i përndiqte, vriste dhe i persekutonte si të besimit latin.

Shpata e turkut nuk çfarosi kristianët dhe as nuk ua ndërroi fenë me dhunë as bizantinëve e as të popujve të tjerë të Ballkanit ashtu sikurse çfarosi shpata e kryqtarëve barbarë në Mesjetë muslimanët, dhe ajo e katolicizmit spanjoll në Spanjë që çfarosi muslimanët e hebrejtë spanjollë të Andaluzisë, të qëndrës së qytetërimit botëror të kohës dhe të cilët gjetën shpëtim, liri, siguri, paqë e strehë në Perandorinë Osmane, ashtu sikurse që u strehuan në Stamboll edhe shumë heretikë e të përndjekur nga inkuizicioni kishtar katolik në Europën Perendimore.

Falë demokracisë dhe teknologjisë, Ne sot po i mësojmë të vërtetat historike, politike, kombëtare dhe fetare prej shkencëtarëve, dijetarëve dhe të historianëve të vërtetë me famë botërore, dhe po skarcohen e fshihen njollat e errëta, gënjeshtrat dhe falsifikimet historike mbi të vërtetën dhe mbi historinë e vërtetë.

Sa më shumë që përpiqen injorantët, servilët dhe fanatikët islamofobë kundër Islamit dhe muslimanizmit aq më shumë po del në dritë e Vërteta e Madhe historike, fetare dhe politike e fshehur, e shtrëmbëruar dhe e trilluar me shpifje e intriga letrare e historike bizantine, greke, sllave e komuniste; kjo edhe falë historianëve të vërtetë dhe të aftë shqiptarë të Tiranës e Prishtinës të cilët po na e sjellin në tokë historinë e vërtetë, duke e pastruar atë nga të pavërtetat e duke e ç’ideoligjizuar e ç’mitizuar ate nga gënjeshtrat e mitizimet e rrejshme.

Shqiptarët u bënë muslimanë sepse karakteri i tyre përputhej me Fenë Islame sic janë: fisnikëria, burrëria, bujaria mikpritja, nderi, dinjiteti, besa, mbajtja e fjalës dhe e premtimit, joservilizmi, mosnënshtrimi dhe kundërshtimi e rezistenca kundër padrejtësive, tipare këto për besimtarët e vërtetë muslimanë.

Shqiptarët u bënë muslimanë sepse ata nuk pranonin të ishin subjekt të priftit e të kishës të cilët ishin dhe predikonin fenë e tyre në gjuhë të huaja latine, helene e sllave; të cilët përhapnin gjuhë, kulturë, mësim e tradita të kombeve që ishin të huaja e të papranueshme për shqiptarët e që kishin qëllim asimilimin e ilirëve dhe më pastaj të shqiptarëve.

Shqiptarët u bënë muslimanë për të mbetur shqiptarë dhe për ta mbrojtur shqiptarizmin, ata u bënë muslimanë por nuk u bënë turq, por prej tyre morën dhe mësuan Fenë e Vërtetë, Fenë Islame.

Shqiptarët u bënë muslimanë pasi si kristianë, ata rrezikonin të humbisnin etninë kombëtare shqiptare, dhe po greqizoheshin e sllavizoheshin prej kombeve të tjera dhe prej kishave të tyre ashtu sikurse edhe ka ndodhur me kristianët shqiptarë në Greqi, Maqedoni, Kosovë, Serbi e Mal të Zi.

Shekulli Agency