Fakte: Në kohën e Perandorisë Osmane u mësua në gjuhën shqipe

111-libraNjë grup studiuesish nga Kosova, konkretisht nga Instituti Albanalogjik po qëndrojnë për vizitë në Ankara të Turqisë.

Ndër të tjera studiuesit shqiptarë kanë vizituar edhe Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, me ç’rast kanë hasur në vepra në gjuhën shqipe me alfabet osman, që pretendohet se janë përdorur në kohën e Perandorisë Osmane.

Këtë për mesazhi.com e ka konfirmuar njëri ndër studiuesit profesor Nuridin Ahmeti, i cili ka deklaruar se në këtë bibliotekë janë të arkivuara edhe një numër i konsiderueshëm i gazetave dygjuhësore osmanisht dhe shqip.

111-ark“Në Bibliotekën Kombëtare të Turqisë. Përveç tjerash ka 28 mijë vepra në dorëshkrim, prej tyre 6 mijë nga hapësirat e Ballkanit. Një numër i konsiderueshëm i veprave në dorëshkrim janë në gjuhën shqipe me alfabet osman.

Gjithashtu, në këtë Bibliotekë ishte edhe një numër i konsiderueshëm i gazetave dygjuhësore osmanisht dhe shqip, të cilat kanë dalur në kohën e Perandorisë.Osmane”, ka pohuar Ahmeti./Mesazhi.com/

Shekulli Agency