Yildirim: “Vëllimi tregtar me Vietnamin deri në vitin 2020 mund të rritet në 4 miliardë dollarë”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim, gjatë vizitës në Vietnam deklaroi se vëllimi i tregtisë mes dy vendeve deri në vitin 2020 mund të rritet në katër miliardë dollarë.

Kryeministri i Turqisë mbajti konferencë shtypi bashkë me homologun vietnamez, Nguyen Xuan Phuc, në të cilën u tha se vitin e ardhshëm do të shënohet 40-vjetori i marrëdhënieve mes dy vendeve.

Yildirim është kryeministri i parë i Turqisë i cili vizitoi Vietnamin. “Numri i banorëve të dy vendeve është i përafërt, përqindja e rritjes është e lartë. Mund lehtë të arrijmë në katër miliardë dollarë në vëllimin e tregtisë deri në vitin 2020, ku potenciali është i madh”, deklaroi Yildirim i cili shtoi se kjo vizitë do të jetë fillimi i një periudhe të re në marrëdhëniet bilaterale.

“Me kryeministrin kemi pasur takim shumë produktiv. Biseduam duke nisur nga komunikacioni, arsimi, tregtia, mbrojtja si dhe mundësia e bashkëpunimit në të gjitha fushat”, tha Yildirim.

Nguyen deklaroi se me vizitën e Yildirimit hapet faqe e re në marrëdhëniet bilaterale. Sipas tij nevojitet t’u ofrohet mbështetje sipërmarrësve të të dyja vendeve.

Ai shtoi se ndan mendimin e njëjtë se për problemet në Detin Jugor dhe Detin e Kinës Lindore, por edhe çështjet e tjera ndërkombëtare nevojitet të zgjidhen me dialog.

“Besoj se marrëdhëniet afariste dhe investuese mes Vietnamit dhe Turqisë të zhvillohen në masë shtesë”, tha Nguyen.

Janë nënshkruar tre marrëveshje mes dy vendeve, konkretisht në sektorin e ekonomisë, doganës dhe standardeve.

Shekulli Agency