Volkswageni tërheq vullnetarisht 323.000 makina nga Turqia

Skandali i manipulimit të vlerave të emisionit nga gjiganti automobilistik gjerman, Volkswagen, vazhdon të bëjë jehonë anembanë botës.

111-volswag-3558-hjgKompania me seli në Volfsburg njoftoi të martën ndaljen, me vullnetin e saj të plotë, të shitjeve të modeleve Jetta dhe Caddy me motor 1.6 naftë në Turqi.

Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik, deklaroi menjëherë pas vendimit se problemet serioze të Volkswagenit në Amerikë dhe Evropë e kanë rritur edhe më shumë rëndësinë e emisionit të gazrave.

I pranishëm në një transmetim direkt të një televizioni privat, ministri Isik theksoi se kompania do të tërheqë vullnetarisht nga tregu turk 323,000 automjete dhe këtë do ta bëjë njëkohësisht me kontingjentin në Gjermani.

Po ashtu, ministri vlerësoi se skandali i Volkswagenit do të përshpejtojë edhe procesin e tranzicionit drejt makinave elektrike.

kompania do të tërheqë vullnetarisht nga tregu turk 323,000 automjete

Shekulli Agency