Turqia ua ndalon transaksionet e jashtme 3 bankave të huaja

Turqia ka bllokuar tre banka të huaja: BNP Paribas, Citibank dhe UBS, që të bëjnë transaksione të këmbimit valutor me lira turke, njoftoi sot Agjencia Turke e Rregullimit dhe Mbikëqyrjes së Bankave (BRSA).

Nga BRSA njoftojnë se këto banka nuk përmbushën në kohë detyrimet e tyre në lira turke.

Veprimi vjen pas raportimeve sipas së cilave disa institucione financiare me bazë në Londër janë angazhuar në sulme manipuluese që synojnë të zhvlerësojnë lirën turke, duke blerë valutë të huaj në treg.

Në kumtesën e BRSA thuhet se ata do të parandalojë “transaksionet dhe aplikimet që mund të rrezikojnë funksionimin e bankave”, si dhe të sigurojë që sistemi i kredisë funksionon në mënyrë efektive.

Autoriteti bankar synon të mbrojë të drejtat e pronarëve të kursimeve dhe bankave në Turqi.

Shekulli Agency