Turqia themelon një firmë aeronautike në Hamburg të Gjermanisë

Kompania e Industrisë Turke të Aeronautikës (TUSAS-TAI) ka hapur në qytetin Hamburg të Gjermanisë një kompani të re aviacioni me emrin “TAI GmbH”.

tusas-466Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar nga TUSAS, qëllimi kryesor i firmës së re që është themeluar në Gjermani është zhvillimi i kapaciteteve të TUSAS-it në fushën e aviacionit.

Komunikata përcjell edhe opinionin e Drejtorit të Përgjithshëm të TUSAS, Muharrem Dërtkashllë (Muharrem Dörtkaşlı) në lidhje me këtë vendim të kompanisë. “Themelimi i një kompanie në Hamburg, që është edhe qendra më e rëndësishme e industrisë aeronautike të Evropë, është pjesë e strategjisë së kompanisë për t’u rritur e zgjeruar dhe përbën edhe hapin e parë të veprimtarisë që do të bëjë firma jonë në këtë drejtim”, ka thënë Muharrem Dërtkashllë.

Firma e re “TAI GmbH” është themeluar me kapital 100% të TUSAS-it dhe do ta ushtrojë aktivitetin e saj në fushën e dizenjimit, zhvillimit, prodhimin e trupit të avionëve dhe shërbimeve logjistike.

Në të njëjtën kohë firma turke është e autorizuar edhe për të blerë kompani të tjera potenciale që operojnë në sektorin e aeronautikës.

Në lidhje me këtë çështje “TAI GmbH” vazhdon negociatat me një firmë gjermane dhe pritet që brenda një kohe të shkurtër të vijë edhe deklarata mbi rezultatin e këtyre bisedimeve.

Një nismë e tillë e TUSAS-it vlerësohet si një hap strategjik i hedhur në rrugën e integrimit të kompanisë turke me sektorin evropian të aeronautikës dhe grupin AIRBUS.

/trtshqip/

Shekulli Agency