Turqia i prezanton botës markën e saj

Ka marrë start fushata për promovimin në mbarë botën të Markës së Turqisë, përmes të cilës bota do të njihet edhe me historinë e suksesit të Turqisë.

222-davu-44355533398Tani është gati fushata e promovimit, e cila do të sjellë kontribute pozitive në perceptimin e markës turke brenda dhe jashtë vendit.

Kryeministri Ahmet Davutollu Fushatën e Promovimit të Markës së Turqisë e filloi nga Stambolli.

Fushata është përgatitur në gjuhë të ndryshme dhe me kontributin e shumë emrave të njohur.

Mbështetjen e tij ndaj fushatës Kryeministri Davutollu e tregoi me kravatën me ngjyra të njëjta me atë të reklamës.

-“Me markën e re të saj Turqia do të fillojë ti tregojë botës historinë e gatuar me qytetërimet mijëravjeçare”, u shpreh Kryeministri.

Në fjalën përshëndetëse Davutollu u dha 2 lajme të mira edhe drejtuesve të sektorit turk të turizmit, që është prekur nga kriza me Rusinë.

-“Stimulimet e veçanta që sot jepen vetën për 8 vendet që bëjnë pjesë në Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zgjerohen në 27 vende. Mbështetja që do të jepet për aeroplanët që do të sjellin turistë në aeroportet e Antalya-s, Muğla-s dhe Izmirit nuk do të zbatohet për një kategori të caktuar avionësh, por për avionët që do të vijnë nga të gjitha vendet, cila do qoftë pika e tyre e nisjes”, – sqaroi shefi i qeverisë së Ankarasë.

Shekulli Agency