Turqia i dhuron FMN-së 1 milionë dollarë

Turqia do ta ndihmojë Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN) me një grant me vlerë 1 milionë dollarë.

fmn-6544Në Fletoren Zyrtare është botuar marrëveshje e arritur ndërmjet Turqisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) lidhur me grantin që Ankaraja zyrtare do të kontribuojë në Fondin për Kufizimin e Efekteve të Fatkeqësive Natyrore dhe Lehtësimin e Borxhit (CCR).

Sipas marrëveshjes në fjalë Departamenti i Thesarit turk, si zv,kryesuese e Fondit të Besimit (Trust Fund) të CCR-së, në kuadër të legjislacionit vendor dhe fondeve të caktuara nga buxheti, do ti sigurojë FMN-së një kontribut financiar me vlerë 1 milionë dollarë, me kusht që ndihma të jetë grant (dhuratë).

Marrëveshja në fjalë do të hyjë në fuqi kur FMN-ja të ketë marrë njoftimin me shkrim nga Turqia, pasi kjo e fundit të ketë plotësuar proceset e saj të brendshme, të nevojshme për fuqizimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes Turqia do të përcaktojë datën kur do të bëjë pagesën e grantit, në mënyrë që kjo datë të mos i kalojë 6 muaj nga data e hyrjes në fuqi.

/TRTshqip/

Shekulli Agency