Presidenti i Federatës së prodhuesve të miellit (TUSAF) Eren Gunham Ulusoy tha se numri i vendeve në të cilat Turqia eksporton miell në 10 vitet e fundit është rritur për 150 përqind
Turqia vitin e kaluar ka realizuar eksport të miellit me vlerë prej rreth një miliard dollarë, duke e bërë atë eksportuesin numër një në botë në këtë sektor.
Këtë informacion për gazetarin e AA-së e konfirmoi presidenti i Federatës së prodhuesve të miellit (TUSAF) Eren Gunhan Ulusoy i cili tha se vitin e kaluar është realizuar eksport në vlerë prej rreth një miliard dollarë dhe se qëllimi për këtë vit është që eksporti të rritet edhe për 100 milionë dollarë.
Ai tha se numri i vendeve në të cilat Turqia eksporton miell në 10 vitet e fundit është rritur për 150 përqind dhe se në dhjetë vendet e para në atë listë janë Iraku, Sudani, Siria, Indonezia, Benini, Angola, Filipinet, Izraeli, Madagaskari dhe Gana.
Duke folur mbi prodhimin e grurit në botë, Ulusoy tha se ai varion rreth 730 milion ton. Sipas tij, në prodhimin e grurit kryeson BE-ja, Kina, India dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ndërsa Turqia në vitet e fundit në mënyrë të konsiderueshme ka rritur prodhimin e grurit.
Ai gjithashtu tha se Turqia në vitin 2015 prodhoi rreth 22.6 milion ton grurë, gjë që e bën atë vendin e 11-të në botë. Turqia përbën tre përqind të prodhimit të përgjithshëm të grurit në botë.