Turqi: Një takim gjigand me 70 Shefat Ekzekutivë nga 25 vende

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, nesër do të takohet me udhëheqësit e lartë të 70 kompanive ndërkombëtare nga 25 vende me aktivitetet në Turqi.

davudoglu-4463527Investitorëve të huaj që sigurojnë një kontribut të madh në konkurrencën globale të Turqisë dhe rritjen e saj ekonomike, Davutoglu do t’ju shpjegojë paketën e re të reformave të Turqisë dhe do të dëgjojë mendimin dhe propozimin e tyre në lidhje me këtë çështje.

Ndër ata që do të marrin pjesë në mbledhje janë CEO-t e kompanive gjigande botërore si Mercedes, Microsoft, Intel, Mitsubishi, Samsung, Rolls Royce, General Electric, Shell dhe Toyota.

Shekulli Agency