Turkish Airlines sivjet ka transportuar mbi 58 milionë pasagjerë

Kjo shifër paraqet rritje për tre për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ajo ishte 56.6 milionë pasagjerë, bëri të ditur sot kompania

Kompania ajrore turke Turkish Airlines në periudhën nga janari deri nën nëntor të këtij viti ka transportuar 58.3 milionë pasagjerë.

Kjo shifër paraqet rritje për tre për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kur ajo ishte 56.6 milionë pasagjerë, bëri të ditur sot kompania.

Numri i shfrytëzuesve, siç theksohet, është rritur për 4.3 për qind në fluturimet vendore dhe 2.1 për qind në ato ndërkombëtare. Po ashtu, numri i avionëve të kësaj kompanie është rritur për 36, konkretisht 335 avionë, duke përfshirë 13 avionë ngarkesash.

Në 11 muajt e parë mbulimi i ndenjëseve arrinte 74.5 për qind, ndërsa ka rënë për 3.6 për qind në krahasim me periudhën janar-nëntor të vitit 2015.

Siç theksojnë nga Turkish Airlines, në pajtim me muajin nëntor, kompania ka fluturuar në gjithsej 292 destinacione botërore, 49 vendore, etj.

Shekulli Agency