Shkup, mbahet mbledhja e Këshillit Botëror Turk të Biznesit

Në Shkup u realizua “Mbledhja e Këshillit Botëror Turk të Biznesit pranë DEIK të Ministrisë së Ekonomisë të Turqisë”

kot-999Në mikpritje të Odës Tregtare Maqedonase-Turke (MATTO) në Shkup, u realizua “Mbledhja e Këshillit Botëror Turk të Biznesit pranë DEIK të Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Turqisë”, raporton (AA).

Në mbledhjen e organizuar në hotelin Stone Bridge morën pjesë ministri pa Resor, Furkan Çako, ambasadori i Turqisë në Shkup Omur Sholendil, këshilltari në Ministrinë e Ekonomisë në Turqi, Ibrahim Shenel, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke në vend dhe biznesmenë.

Në deklaratën e dhënë për gazetarët, Sholendil tha se në saje të kësaj mbledhjeje janë konsultuar në mënyrë reciproke për aktivitetet e biznesmenëve turq në rajonin e Ballkanit dhe kanë diskutuar në lidhje me atë se si munden më tutje t’i zhvillojnë bizneset e tyre në vendet ku veprojnë.

Ambasadori turk shprehu bindjen se kjo mbledhje do të jetë tejet e dobishme si për Turqinë, ashtu edhe për rajonin, duke shtuar se ndjehet i lumtur që Shkupi është zgjedhur vendi për mbledhjen e parë.

Kryetari Rajonal i Këshillit Botëror Turk të Biznesit (DTIK) për Ballkanin, Omer Susli, theksoi se qëllimi i kësaj mbledhjeje është rritja e vëllimit të tregtisë mes Turqisë dhe 11 vendeve të rajonit të Ballkanit, të ketë funksionin e urës lidhëse mes Turqisë dhe këtyre vendeve, si dhe rritjen e vëllimit të tregtisë mes këtyre vendeve.

Ai rikujtoi se në muajt e kaluar në Stamboll kishin marrë pjesë në kongresin në të cilin ishin 3 mijë biznesmenë. “Në katër vitet e ardhshme, do të bëjmë gjithçka që të tërheqim investitorë nga Turqia, që të vijnë e të bëjnë investime serioze në 11 shtetet e Ballkanit”, tha Susli.

Ndërkaq, kryetari i MATTO-s Tuna Eyup Kahveci shprehu kënaqësinë në emër të organizatës se mbledhja organizohet në mikpritjen e tyre.

Ai foli për pritjet e mbledhjes, duke thënë se “Synojmë që brenda katër viteve të ofrojmë kontribut në punimet e Turqisë në diasporë dhe zgjerimin e strategjive në lidhje me Ballkanin dhe ndarjen e këtyre strategjive me Turqinë. Shpresojmë që këto punime që po i realizojmë të jenë të sjellin dobi të rëndësishme si për shtetet e Ballkanit, ashtu edhe për Turqinë.

Shekulli Agency