SHBA-ja iu ka shitur armatim vendeve të Lindjes së Mesme me vlerë 30 miliardë dollarë

Sipas informacioneve që gazetari i Anadolu Agency ka nxjerrë nga Agjencia amerikane e Bashkëpunimit dhe Sigurisë së Mbrojtjes, SHBA-ja që nga marsi i 2015-ës ka shitur vendeve të Lindjes së Mesme armatime dhe pajisje ushtarake me vlerë 30 miliardë dollarë

arm-564477SHBA-ja e cila është kryesuesja e sektorit të mbrojtjes ushtarake vetëm në vitin e fundit iu ka shitur armatim dhe pajisje ushtarake vendeve të Lindjes së Mesme me vlerë 30 miliardë dollarë.

Sipas informacioneve që gazetari i Anadolu Agency ka nxjerrë nga Agjencia amerikane e Bashkëpunimit dhe Sigurisë së Mbrojtjes, SHBA-ja që nga marsi i 2015-ës ka shitur vendeve të Lindjes së Mesme armatime dhe pajisje ushtarake me vlerë 30 miliardë dollarë.

Një pjesë e mirë e këtyre shitjeve është kryer ndaj shteteve si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, (EBA), vendeve të Gjirit ku hyjnë Katari, Omani, Kuvajti dhe Bahrejni.

Ndërkohë Arabia Saudite ndodhet në krye të vendeve që kanë importuar armatime dhe produkte të tjera ushtarake. Këto importe kapin vlerën e 21 miliardë dollarësh.

Ndërkohë krahas vendeve të Gjirit vende të tjera që kanë kryer import të këtyre produkteve janë edhe Iraku, Izraeli dhe Libani të cilat kanë marrë sasi të konsiderueshme armatimesh dhe pajisjesh ushtarake nga SHBA-ja.

Iraku në periudhën në fjalë ka blerë armatime dhe pajisje ushtarake me vlerë 2.1 miliardë dollarë. Në këto importe ka produkte të ndryshme duke filluar nga F-16-ta deri tek produktet më të thjeshta.

Departamenti amerikan i Shtetit në maj të 2015-ës aprovoi shitjen e armatimeve sulmuese me vlerë 1.9 miliardë dollarë ndaj Izraelit, ndërkohë Libani në një vit ka blerë produkte ushtarake me vlerë 853 milion dollarë.

Shekulli Agency