Rrjedha Turke, projekti që do të sjellë shumë dobi në botë

Njerëzimi, në këto ditët ku ka lënë pas teknologjinë Nano dhe i është drejtuar teknologjisë Cyber, ka mbetur i pafuqishëm përballë dy problemeve.

gaz-turNjë nga dy problemet me të cilat ndjehet i pashpresë njerëzimi është produktet ushqimore, ndërsa problemi tjetër është strehimi në kushte natyrore. Pra mbrojtja ndaj të ngrohtit ose të ftohtit.

Pavarësisht se eksperimentet në lidhje me teorinë e relativitetit të Anjshtanjit kanë përparuar konsiderueshëm qëndrimi i ushqimit dhe energjisë në krye të problemeve të njerëzimit të bën të mendohesh. Mbase këto dy probleme, faktikisht mbase janë treguesit e mangësive të njeriut.

Ekonomia moderne që ka për qëllim përfitimin absolut si dhe prodhimtaria që është bërë fli e ekuilibrit ekologjik shkatërrohet duke shkaktuar dezanvantazh në jetë çdo ditë e më shumë. Mbulesa e gjelbër ka ndryshuar dhe jo vetëm bota por tashmë edhe flora e qyteteve, qytezave dhe fshatrave ka ndryshuar.  Edhe bletët që janë gjallesat më të rëndësishme për ekuilibrin ekologjik në botë janë duke ngordhur në mënyrë masive dhe për shkak të mos transportimit të polenit nuk bëhet pjellimi i bimëve mbrojtja e ekuilibrit të natyrës është kandidat për të qenë një nga problemet më të mëdha të shekullit të ardhshëm.

Mbase njerëzimi do të mund të prodhojë zgjidhje teknologjike ndaj këtyre problemeve. Por për fat të keq edhe të gjitha investimet teknologjike dhe punimet për të siguruar nevojën e energjisë kërkojnë më vete një energji të madhe. Po të kemi parasysh këtë problem serioz, rëndësia e Kongresit të 23-të Botëror të Energjisë që u zhvillua në Stamboll rritet edhe më shumë. Krahas shumë vendimeve të marra në këtë kongres, bërja e marrëveshjes së sigurimit të energjisë së Evropës nëpërmjet Turqisë, është absolutisht lumturuese dhe frytdhënëse me në krye Evropën por edhe për rajonin tonë.

Sipas marrëveshjes së bërë ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Federatës Ruse, Rusia me lidhjen e rezervave të saj të gazit natyror me rrjetin e gazit natyror të Turqisë ka marrë nën garanci vazhdimësinë dhe kryerjen në mënyrë të sigurt të transportit të energjisë drejt vendeve të Evropës.

Falë faktit që Turqia si një nga vendet e pakta të sigurta dhe të fuqishme në botë, si një element stabiliteti në rajon dhe falë ndikimit politik dhe diplomatik pozitiv reciprok që buron nga zhvillimi i marrëdhënieve fqinjësore me vendet e rajonit, Evropa e ka tejkaluar për të paktën 10 vjet krizën energjike që e përjeton kohët e fundit e fundit kryesisht për ngrohjen.

Rusia edhe më parë herë pas here përjetonte probleme serioze për të përcjellë gazin natyror në Evropë nëpërmjet Ukrainës një mike e afërt e Turqisë. Veçanërisht për shkak të problemeve të përjetuara pas krizës ruso-ukrainase të vitit 2015, vendet e Evropës e kaluan dimrin me kërcënimin e ngrirjes.

Rusët duke zgjedhur Turqinë për transportin e besueshëm dhe të sigurt për në Evropë nënshkruan Projektin e Rrjedhës Turke duke marrë kështu nën garanci të ardhurat e tyre nga eksporti i gazit natyror por edhe tejkalon krizat e mundshme politike.

Projekti i Rrjedhës Turke që do të kushtojë 12.5 miliardë dollarë do të vihet në jetë në vitin 2019-të dhe do të eliminojë plotësisht kërcënimin e krizës energjetike që fillon të dalë në shesh në muajt e dimrit.

Padyshim që pala fituese e kësaj marrëveshje nuk ishte vetëm marrëveshja tregtare ndërmjet Rusisë dhe Evropës. Përzgjedhja e Turqisë, një vend i fuqishëm dhe i sigurt, në të njëjtën kohë do të sigurojë një përfitim serioz politik dhe ekonomik të Turqisë dhe Bashkimit Evropian.

Që nga mesi i viteve 1800 e deri më sot marrëdhëniet turko-evropiane kanë evoluar në mënyrë të shpejtë si aleate, partnere tregtare dhe së fundmi edhe si partnerë tregtarë politik dhe gjeografik. Bashkimi Evropian dhe Turqia do të varen edhe më shumë nga njëra tjetra me linjat energjetike të kësaj të fundit dhe kjo do të sigurojë përshtatjen edhe më shpejt të këtyre dy fuqive.

Rrjedha Turke ngjall edhe rastin që Bashkimi Evropian ta njohë edhe nga më afër Turqinë. Kjo lidhje ashtu siç do të sigurojë që evropianë të njohin më mirë aleatin e tyre turk, ashtu edhe do të ndryshojë edhe qëndrimin e tyre ndaj organizatës terroriste të armatosur PKK dhe liderin e organizatës terroriste gyleniste që zotëron kartën jeshile të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pritet që politikanët dhe autoritetet evropiane, falë kësaj linje të re energjetike dhe tregtare, të kuptojnë më mirë qëndrimin dhe politikat që tregohen si shembull në botë të Turqisë dhe turqve kundër terrorit.

Me vënien në jetë të Rrjedhës Turke aleatët do të kuptojnë më mirë Turqinë e cila prej 40 vjetësh ka humbur mijëra njerëz nga terrori si dhe qëndrimin e saj të qartë ndaj të gjitha organizatave terroriste dhe problemet që rrjedhin nga kjo çështje.

Nuk duhet të jesh një medium për të thënë se linja energjetike në fjalë do të bëhet shkak që Bashkimi Evropian të ndryshojë perceptimin dhe konceptimin e terrorit. Kongresi i 23-të Botëror e Energjisë zuri vend në histori me Marrëveshjen e Turqisë dhe Rusisë për Rrjedhën Turke që do të transportojë gazin rus në tregun i Evropës nëpërmjet Turqisë.

/trtshqip/

Shekulli Agency