Publikohen pjesët analitike të raportit “Perspektiva Botërore Ekonomike” të FMN-së

fmn-6544Publikohen pjesët analitike në lidhje me numrin e tetorit të vitit 2016 të Raportit të “Perspektivës Ekonomike Botërore” të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Në pjesët analitike që përbëhen nga tri raporte me titujt “Tregtia globale: Çfarë qëndron pas ngecjes?”, “Deflacioni global në epokën e politikës së kufizuar monetare” dhe “Tranzicioni i Kinës dhe ndikimet e migrimeve”, janë përfshinë analiza të përgjithshme teknike.

Në raportin në të cilin tërhiqet vëmendja drejt ngecjes në tregtinë globale, thuhet se vëllimi i tregtisë botërore ka rënë për 3 përqind në vit që nga viti 2012 dhe se rol më të madh në këtë kanë luajtur investimet dhe dobësimi i përgjithshëm në aktivitetet ekonomike. Po ashtu, thuhet se proteksionizmi në rritje dhe ulja e ritmit në zinxhirët global të furnizimit bëjnë pjesë në mesin e faktorëve që kanë ulur vëllimin e tregtisë.

“Politika monetare është e pamjaftueshme në përpjekjen kundër deflacionit”

Shekulli Agency