Projekti i furnizimit me ujë në Republikën Turke të Qipros së Veriut

Ministri i Doganave dhe Tregtisë Bulent Tufenkçi bëri të ditur se projektin e furnizimit me ujë të Republikës Turke të Qipros së Veriut e vlerëson si ujin e paqes.

tub-qipro-4544Ministri i Doganave dhe Tregtisë së Turqisë, Bulent Tufenkçi në kuadër të kontakteve të Republikës Turke të Qipros së Veriut ka vizituar impiantet e filtrimit të ujit të “Projektit të Shekullit”, në digën Geçitkoy.

Tufenkçi duke marrë informacione nga autoritet mbi projektin, tha se kjo është një tregues i vlerës që i jep Turqia, Republikës Turke të Qipros së Veriut.

Tufenkçi tha: “Nëse lind nevoja ne mund të krijojmë një kapacitet për të shpërndarë ujë në të gjithë ishullin. Këtë ujë mund ta shpërndajmë për të përmbushur të gjithë nevojat e ishullit. Sepse objektivi ynë është paqja në ishull e cila është në favor të miqësisë dhe vëllazërisë”.

/TRT/

Shekulli Agency