Presidenti irakian: 150 miliardë dollarë janë kontrabanduar që nga viti 2003

Presidenti i Irakut, Barham Salih, tha se gjithsej 150 miliardë dollarë janë kontrabanduar jashtë Irakut që nga viti 2003.

“Statistikat dhe të dhënat qeveritare dhe ndërkombëtare vlerësojnë se të ardhurat financiare të Irakut nga nafta që nga viti 2003 janë afër 1 trilion dollarë”, tha Salih në një fjalim televiziv mbi luftimin e korrupsionit financiar dhe administrativ.

Presidenti irakian tha se paraqiti një projektligj në parlament për të “rimarrë” ato fonde dhe për të sjellë para drejtësisë ata të implikuar në skemën e korrupsionit.

Salih vazhdoi të fajësojë korrupsionin për pengimin e përpjekjeve për të arritur progres në Irak.

Iraku, eksportuesi i tretë më i madh i naftës në botë, është ndër vendet më të korruptuara në botë, sipas indeksit të Transparency International, me pjesën më të madhe të parave të humbura.

Iraku është tronditur nga protestat që nga tetori i vitit 2019 për korrupsion dhe kushte të këqija të jetesës.

Shekulli Agency