Nis montimi i gjeneratës së re të gjuajtësit “F-35”, Turqia merr 116 copë

Një kontribut madhor në projektin për gjuajtësin “F-35” ka dhënë edhe kompania turke “Kale Aerospace”, e cila ka prodhuar 400 pjesë të këtij avioni.

kot-f35-7688Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur procesi i montimit të gjeneratës së re të avionit të parë luftarak “F-35”, që do t’i dorëzohet Turqisë.

Një kontribut madhor në projektin për gjuajtësin “F-35” ka dhënë edhe kompania turke “Kale Aerospace”, e cila ka prodhuar 400 pjesë të këtij avioni.

Gjenerata e re “F-35”, një reaktiv i pakapshëm nga radarët dhe 4 herë më efektiv sesa pararendësit “F-16” e “F-18”, konsiderohet si avioni sulmues i 40 viteve të ardhshme dhe është projekt i përbashkët i 9 shteteve, përfshi Turqinë.

Partnerët e tjerë të këtij projekti për avionin luftarak të gjeneratës së re, nga i cili Turqia do të marrë 116 copë gjuajtës “F-35” sipas porosisë fillestare, janë Australia, Kanadaja, Danimarka, Italia, Holanda, Norvegjia, Britania e Madhe dhe Gjermania.

/trtshqip/

Shekulli Agency