Nënshkruhet marrëveshja për prodhimin e dytë seri të armës kombëtare turke

Në kuadër të projektit të modernizimit të armës kombëtare turke të këmbësorisë, është nënshkruar marrëveshja 60 milion lira turke (afërsisht 20 milion euro) për prodhimin në seri të 15 mijë e 14 armëve.

arma-turkeArma kombëtare e këmbësorisë e quajtur MPT-76, është projektuar dhe zhvilluar nga Industria Kimike dhe Mekanike, MKE.

Në fazën e parë, Forcave të Armatosura Turke iu dorëzuan 20 mijë armë.

Pasi kjo armë është pëlqyer nga ushtria turke, u nënshkrua marrëveshja prej 60 milion lirash turke për një prodhim të dytë seri.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar me Sekretarinë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Kalekalıp, në prodhimin seri do të përfshihen 15 mijë e 14 armë kombëtare MPT-76.

Këto armë do tu dorëzohen Komandës së Forcave Tokësore, Detare dhe Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë.

Sëbashku me dorëzimin do të fillojnë edhe punimet për përmirësimin dhe zhvillimin e këtyre armëve.

Me anë të MPT-76 planifikohet që të sigurohet edhe nevoja e ameve të këmbësorisë për vendet mike dhe aleate të Turqisë.

Shekulli Agency

Shekulli Agency