Medvedev: Rusia së shpejti do të ratifikojë projektin “TurkStream”

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev njoftoi të martën se projekti i tubacionit të gazit natyror TurkStream së shpejti do të ratifikohet nga Rusia.

“Ne diskutuam projektin TurkStream. Këto janë zhvillime pozitive. Të dyja palët kanë vullnetin për të arritur këtë projekt, Rusia do të ratifikojë së shpejti”, tha Medvedev gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij turk, Binali Yildirim, në Moskë.

TurkStream, Projekti i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin gjatë një vizite në Turqi, në dhjetor 2014, do të transportojë gaz nga Rusia nën Detin e Zi në rajonin e Thrakës në Turqi.

Linja e parë, tubacioni i gazit me një kapacitet prej 15.75 miliardë metra kub, pritet të ofrojë në tregun turk, ndërsa linja e dytë do të transportojë gaz në Evropë.

Marrëveshja për projektin hyri në fuqi të martën nëpërmjet shpalljes në Gazetën Zyrtare.

Parlamenti turk ka ratifikuar më 2 dhjetor projektligjin për marrëveshjen për TurkStream i cili u miratua më pas nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan.

Medvedev gjithashtu tha se një pjesë e projektit për Evropën do të vazhdojë të diskutohet, kurse Yildirim ka thënë, ndërkohë, se ky është një projekt i “rëndësishëm” për sigurinë e energjisë.

Shekulli Agency