Mali i Zi nga shitja e armëve inkason 29 milionë dollarë

Nga shitja e sasisë së armatimit dhe pajisjeve ushtarake, shteti ka fituar rreth 29 milionë dollarë, prej të cilave deri tani janë paguar pothuajse 25 milionë dollare.

plu-3445575Mali i Zi gjatë dhjetë viteve të fundit ka shitur rreth gjashtë mijë tonë armatim të ndryshëm dhe rreth 47 mijë copë të armatimit të mjeteve tjera luftarake, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Nga shitja e sasisë së armatimit dhe pajisjeve ushtarake, shteti ka fituar rreth 29 milionë dollarë, prej të cilave deri tani janë paguar pothuajse 25 milionë dollarë.

Siç kumtohet nga Ministria e Mbrojtjes, paratë nga mjetet e shitura janë paguar në buxhetin e Malit të Zi.

Janë shitur municione të ndryshme artilerike, municion minahedhës, mjete anti-tank, mina kundërtanke, lloje të ndryshme të mjeteve shpërthyese, municion ajror dhe municion kundërajror si dhe municione për topa të anijeve.

Shekulli Agency