Irani dhe Kina për një “partneritet strategjik”

kin-ira-6554444

Irani dhe Kina kanë rënë dakord të forcojnë marrëdhëniet e tyre ekonomike me ambicie që të rrisin shkëmbimin tregtar në 600 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, tha presidenti iranian të shtunë në Teheran në konferencën e përbashkët për gazetarët me homologun e tij Xi Jinping.

Vizita e Xi Jinping është e para nga një president kinez në Iran pas 14 viteve. Vizita vjen një javë pas fillimit të zbatimit të marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe fuqive të mëdha, duke përfshirë Kinën e cila parashikon heqjen e disa sanksioneve ndërkombëtare kundër Teheranit.

Në vitet e fundit Kina ka qenë partner i rëndësishëm i Iranit, ka mbajtur lidhje të ngushta ekonomike me Teheranin, por fundi i sanksioneve do të ndihmojë të japë një shtysë edhe më tej avantazhesh mes këtyre marrëdhënieve.

Të dy vendet kanë rënë dakord për të kryer negociata bazuar mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi shtrirë mbi 25 vjet, bashkëpunim me investime reciproke në fusha të ndryshme, duke përfshirë transportin, porte, energji, industri e tjer…

Shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve në 2014, kanë arritur në 52-Millardë dollarë. Sipas mediave iraniane, 36% e tregtisë së jashtme të Iranit kryhet me Kinën, duke e rradhitur Kinën si konsumatorë të parë të naftës iraniane.

Në frontin diplomatik, “Kina përshëndeti rolin konstruktiv të Iranit në luftën kundër terrorizmit dhe në favor të paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Irani shiit është mbështetësi kryesor i regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad, megjithë ate, Irani vazhdimisht përpiqet të shtrojë politikën e saj eksponsioniste ndaj gjitha krizave rajonale duke përfshirë Siri, Irak, Jemen apo Bahrein si dhe Arabinë Saudite.

I shoqëruar nga tre zëvendëskryeministra dhe gjashtë ministra, presidenti kinez solli me vete edhe një delegacion të madh biznesi. Ai është planifikuar të takohet në pasdite edhe me Liderin Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.

 Shekulli Agency

Shekulli Agency