Irak-Viti 2016 mund të sjell kolaps ekonomik

Irak-Viti 2016 mund të sjell kolaps ekonomik

irak-petrol-4463378Ekonomia e Irakut mund të jetë në buzë të kolapsit në vitin 2016, tha Ahmed el-Hac, anëtar i Komitetit të Financave të Parlamentit të Irakut.

Hac ka deklaruar se nafta dhe të ardhurat e tjera mund të përmbushin vetëm çerekun e buxhetit për vitin 2016

“Ne e kemi llogaritur në buxhet çmimin e naftës në 45 dollarë për fuçi, që do të thotë se 71 miliardë dollarët e eksportit të naftës vështirë se mund të realizohet”, tha Hac.

Ai gjithashtu theksoi se ulja madje e vetëm një dollar në çmimet e naftës mund të shkaktojë 1 miliardë dollarë deficitin fiskal në buxhetin e Irakut.

Shekulli Agency