Inflacioni vjetor në Rusi e mbyll 2015 me 12,9 %

Inflacioni vjetor në Rusi ka arritur 12,9 për qind në vitin 2015, duke tejkaluar përllogaritjet qeveritare, sipas statistikave të publikuara dje, ndërkohë që embargoja ruse kundrejt disa produktesh ukrainase dhe turke rrezikon t’i rrisë çmimet.

rus-par-453324“Niveli vjetor i inflacionit është rritur me 12,9 për qind në vitin 2015 kundrejt 11,4 për qind që ishte vitin e kaluar”, njoftoi shërbimi federal i statistikave “Rosstat”.

Inflacioni filloi të rritet me ritme të larta në fund të vitit 2014 dhe vazhdoi progresin në vitin 2015 për shkak të zhvlerësimit të monedhës ruse si pasojë e rënies së çmimit të naftës dhe sanksioneve perëndimore kundër Moskës, për rolin e saj në krizën ukrainase.

Shekulli Agency