Duke qenë se fituese nga zgjedhjet e përgjithshme për të krijuar e vetme qeverinë doli Partia për Drejtësi dhe Zhvillim pra AKP, atëherë pritet që të të përshpejtohen projektet në vazhdim në fusha të ndryshme si ajo e transportit, industrisë së mbrojtjes
Ndërkaq në periudhën e re do të vihen në jetë edhe projektet që ishin në fazën e vendimit.
Deri në fund të këtij viti planifikohet përfundimi i pjesës prej 37 kilometra e gjatë e autostradës Stamboll-Izmirit ndërsa pjesa e urës në lidhje me këtë projekt, ura e Selim Sulltan Yavuzit (Ura e tretë e Stambollit) dhe Tuneli i Euroazisë do të përfundojë vitin e ardhshëm.
Kurse në lidhje me Projektin e Kanalit të Stambollit, kanë filluar punimet me pjesëmarrjen e palëve. Kontrata ka ardhur në fazën e përgatitjes.
Ndërkaq do të fillojë edhe tenderi i Urës së Ngushticës së Çanakkalasë që përmban edhe veçorinë e urës më të gjatë në botë.
Tenderi i satelitëve Turksat 5A dhe 5B pritet të realizohen brenda 3 muajsh, kurse punimet për prodhimin e parë satelitor vendas Turksat 6A do të fillojnë së shpejti.
Ndërsa në 4.5 G, tenderi i të cilit u bë nga Instituti i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikacionit të Turqisë (BTK), synohet të vihet në jetë në 1 prill 2016.
Do të përfundojnë punimet e infrastrukturës së prodhimit të automobilit të parë vendorë me energji elektrike, që zhvillohet në kuadër të Projektit të Automobilit Vendor.
Do të fillojnë punimet për kompleksin e TRJet që do të ndërtohet në Ankara.
Kurse tanku ALTAY parashikohet të hyjë në inventarin e Forcave të Armatosura Turke në vitin 2018.
Në kuadër të projektit Hurkus-B, deri në vitin 2019, do të përfundojnë 15 avionë trajnimi të projektuar nga inxhinierët turq.
Kurse Tubacioni i Trans Anadollit (TANAP) që do të transportojë gazin natyror nga Azerbajxhani në Evropë nëpërmjet Turqisë, do të fillojë rrjedhjen e parë në vitin 2018.
Projekti i “Rrjedha Turke” që do të transportojë gazin natyrorë të Rusisë në Evropë nëpërmjet Turqisë, pritet të vijë në rend të ditës me krijimin e qeverisë.
Do të vazhdojë projekti i centralit të parë të energjisë bërthamore të Turqisë, Akkuyu dhe do të vazhdojnë punimet me kompaninë për projektin e centralit të dytë bërthamorë që planifikohet të ndërtohet në Sinop.
Në periudhën në vijim, pritet të përjetohen zhvillime edhe për ardhjen në Turqi të gazit të Irakut të Veriut.