FMN paralajmëron për rreziqet ndaj stabilitetit financiar

fmn-6544Nga FMN-ja bëjnë të ditur se gjithnjë e më e ulët është siguria në rritjen ekonomike dhe ulje e besimit të investitorëve në stabilitetin financiar të tregut.

Për shkak të rritjes së pasigurisë dhe rënies së çmimit të mallrave, është vërejtur rritje e nivelit të rrezikut në tregjet financiare globale, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e saj vjetor mbi stabilitetin financiar.

Nga FMN-ja bëjnë të ditur se gjithnjë e më e ulët është siguria në rritjen ekonomike dhe uljen e besimit të investitorëve në stabilitetin financiar të tregut.

Përveç kësaj, lëkundjet në tregjet financiare globale dhe rënia e çmimit të mallrave, veçanërisht naftës së papërpunuar, kanë ngritur shqetësime në gjithë botën, ndërsa shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë kineze gjithashtu kanë shtuar rrezikun e përhapjes në tregjet globale.

“Këto zhvillime kanë ashpërsuar kushtet financiare, kanë rritur rrezikun e kredisë, ka luhatur gjendjet e bilancit dhe kanë minuar stabilitetin financiar”, thuhet në raportin vjetor të FMN-së për stabilitetin financiar.

FMN-ja konstaton se përqindja e kompanive kineze që janë në kredi, borxhi i të cilëve është “borxh me rrezik”, u rrit me 14 përqind të borxhit të përgjithshëm të të gjitha kompanive kineze të listuara në bursë, që është tri herë më shumë se në vitin 2010.

 

Shekulli Agency