Erdogan: Turqia në 13 vitet e fundit ka arritur një ndryshim historik në çdo fushë

-Presidenti Recep Tayyip Erdogan vlerëson se Turqia në periudhën e kaluar 13 vjeçare është një vend që ka arritur me sukses një transformim të madh, një ndryshim historik në do fushë.

taip-erdogan-111-362778-rfhfPresidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan ka vënë në dukje se sot dikush po përepiqet që ta paraqesë Turqinë vetëm me reflektimet e terrorizmit ndaj vendit, me aktet e organizatave terroriste, me valën e refugjatëve të ardhur nga Siria dhe të zhvillimeve në Irak dhe  po përpiqen të nxjerrin vetëm një portret të tillë të Turqisë. Ai shprehet se kjo është padrejtësia më e madhe që do ti bëhet këtij vendi dhe këtij populli. Presidenti vlerëson se Turqia në periudhën e kaluar 13 vjeçare është një vend që ka arritur me sukses një transformim të madh, një ndryshim historik në çdo fushë.

Erdoğan në fjalimin e tij në Samitin All In Tech të TÜMSİAD TÜMEXPO dhe Këshillit Ndërkombëtar KOBI të mbajtur në Qendrën e Kongreseve në Stamboll duke përgëzuar të gjithë popullin dhe botën islame për ditën e 10 të muajit Muharrem e cila përkon me Ditën e Ashures, ai ka uruar që kjo ditë të jetë e dobishme për unitetin, bashkimin dhe solidarizimin e muslimanëve.

Erdoğan ka shtuar ndër të tjera duke uruar që kjo ditë të jetë lajmëtar i shpëtimit për shumë njerëz që jetojnë nën persekutim në vende të ndryshme si Siri, Irak, Palestinë, Egjipt, Libi dhe Mianmar dhe gjithashtu agjërimet dhe lutjet e kryera në këtë ditë të shenjtë të jenë të pranuara tek Allahu.

Presidenti i Turqisë në hapjen e panairit të 3-të TÜMEXPO iu shprehu mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve brenda dhe jashtë vendit,   me shprehjen “Mirë se Erdhët në Stamboll”.

– Zhvillimet ekonomike-

Presidenti Erdoğan duke rikujtuar të dhënat bazë ekonomike dhe disa nga projektet, tha se: “Turqia mes viteve 2003-2014 ka shënuar një rritje me 5 përiqnd në vit. Dua të rikujtoj se kjo rritje është realizuar në periudhën ku në botë kishte një krizë serioze financiare që nga 2008. Pavarësisht zgjedhjeve të përgjithshme, ngjarjeve në rritje të terrorizmit dhe sërish të zgjedhjeve që do të mbahen me 1 nëntor në tremujorin e parë të 2015 vërejmë se ka patur një rritje prej 2.3 përqind, ndërsa në tremujorin e dytë me 3.8 përqind”.

“Në të kaluarën për shumë vite me radhë kishte një Turqi që ishte e detyruar të mbështeste ekonominë e saj me kreditë e FMN-së ku në vitin 2002 kishte një debit prej 23.5 miliardë dollarë ndaj FMN-së. Ndërsa që nga maji i vitit 2013 kemi një Turqi që ka zeruar borxhet ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar”./AA

 

Shekulli Agency