Erdogan shpalos planin 100 ditësh të Kabinetit Presidencial (VIDEO)

Erdoğan: Programin Afatmesëm planifikojmë ta shpalosim në fund të gushtit. Kemi filluar punimet për planin strategjik për periudhën 2019-2023. Planifikojmë që këtë ta përfundojmë deri në fund të nëntorit.

Erdoğan: Numri i projekteve që do të përfundojnë në 100 ditëshin e parë është mbi 1.000. Në program përfshimë 400 më të rëndësishmet dhe prioritare.

Erdoğan: 400 projekte që do të realizohen në 100 ditë dhe me buxhet prej 46 miliardë lirash do të jenë forcë shtytëse e periudhës së re.

Erdoğan: Çfarë do që ndodh, Turqia nuk do të heqë dorë nga projektet e industrisë së mbrojtjes.

Erdoğan: 48 nga 400 projektet në planin aksional 100 ditësh janë në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Erdoğan: Kemi arritur përparim të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga FETO në sistemin gjyqësor.

Erdoğan: Presim që aktivitetet e përbashkëta me SHBA-në rreth Munbixhit të vazhdojnë pa u ndikuar nga problemet e tjera mes nesh.

Shekulli Agency