Erdogan: BE të japë vendimin përfundimtar për neogociatat me Turqinë

“Pa turp dhe pa u mërzitur janë ngritur e thonë se duhet të shqyrtohen negociatat e Turqisë për Bashkimin Evropian”, tha presidenti Erdogan

er-8766Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një fjalim të mbajtur në MÜSİAD EXPO dhe Kongresin e 20-të të Forumit Ndërkombëtar të Biznesit i zhvilluar në Qendrën e Ekspozitave CNR EXPO në Stamboll tha se “Turqia në 14 vitet e kaluara ka treguar me të vërtetë një sukses historik kryesisht në fushën e ekonomisë”.

“Për shembull rritja mesatare për periudhën 2003-2015 është realizuar me 4.7 përqind. Në tre vitet e fundit pavarësisht situatave të rrezikshme shifrat tona kanë qenë shumë mbi mesataren në botë. Në vitin 2015 ku kemi përjetuar dy procese zgjedhore dhe ngjarje serioze terroriste kemi arritur masën e rritjes me 4 përqind”, tha ai.

“Mesazhi im për ju biznesmenë dhe për miqtë tanë është: Që ky vend nuk ka vënë dhe nuk do të vë në situatë të vështirë asnjë person, asnjë institucion që i beson vetes, që ka besim, që kryen investime”, tha presidenti Erdogan.

“Të vërtetat e Turqisë nuk i reflektojnë as ngjarjet terroriste, as krizat përreth saj”

Më tej në fjalën e tij presidenti Erdogan tha se “Të vërtetat e Turqisë nuk i reflektojnë as ngjarjet terroriste dhe as krizat përreth saj. Të vërtetat e Turqisë mund ti vëreni duke shikuar investimet, projektet. Vetëm për këtë vit dëshiroj t’u jap disa shembuj. Ju e dini se Turqia këtë vit krahas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik ajo është përballur edhe me shumë akte të organziatave të ndryshme terroriste. Turqia ka qenë përballë këtyre organizatave si PKK, PYD, YPG, DEASH, FETO, dhe ajo ka vendosur në shërbim njëri pas tjetrit projekte botërore si dhe ka nisur përgatitjet për projekte të reja”.

Sipas tij, “fatkeqësisht Perëndimi ende përcakton qasjen orientaliste në pikëpamjen për Lindjen”. Erdogan ka vazhduar më tej duke thënë se: “Të jesh nga lindja, për një pjesë të rëndësishme të perëndimorëve do të thotë të jesh përfaqësues i traditave primitive, mendimeve të mbyllura. Kjo qasje nuk zë aspak vend në shkallën e vlerave të lindjes e cila ka qenë djepi i qytetërimeve më të vjetra njerëzore. Sado përparime që të bëni nuk do shpëtoni që në pikëpamjet e Perëndimit të jeni të dytët. Ne këtë të vërtetë të hidhur e kemi përjetuar dhe e përjetojmë gjatë procesit të Bashkimit Evropian të cilin e vazhdojmë për gjysëm shekulli”.

“Jepni vendimin përfundimtarë”

Presidenti Erdogan gjithashtu u shpreh më tej se “Pa u turp dhe pa u mërzitur janë ngritur e thonë se duhet të shqyrtohen negociatat e Turqisë për Bashkimin Evropian. Vonë keni mbetur, shqyrtojini sa më parë. Por, mos mbetni vetëm në shqyrtimin e tyre por edhe jepni vendimin përfundimtar”.

“Kush ua hap dyert terroristëve që largohen nga këtu?”

Duke parashtruar pytjet se “A kanë ikur në Evropë në perëndim një pjesë e atyre që janë larguar nga këtu teksa gjyqësori kryen detyrën e tij? Kush ua hap dyert terroristëve që largohen nga këtu? presidenti Erdogan ka theksuar se “E shihni se dyert po ua hapin drejtuesit, presidentët, kryeministrat, ministrat e Evropës. Çfarë qëndrimi do të mbanin ato nëse Turqia me këtë qasje të tyren do ti hapte dyert për terroristët e Perëndimit? Unë për këtë gjë jam kurioz dhe dëshiroj që ta dinë se kjo do të vijë dhe do t’u godasë si bumerang dhe do t’u godasë shumë keq”.

“Në njërën anë PKK-në e shpallni organizatë terroriste dhe në anën tjetër do të hapni dyert dhe korridoret e Parlamentit Evropian për drejtuesit, anëtarët e organziatës terroriste PKK. Si është e mundur kjo? A mos është një qasje e gabuar kjo? A është e mundur t’i thuhet po kësaj? Kjo është pikërisht një dyfytyrësi. Jini të ndershëm, bëni poliitkë të drejtë”, tha Erdoğan.

“Madje, edhe liderët e partive shkojnë dhe japin deklaratat e tyre dhe më pas vazhdojnë sërish punët e tyre. Edhe ato të bënin të njëjtën gjë. Përse nuk e bëtë? Por u shprehën ‘Pas nesh qëndron PKK, dhe YPG‘. Le të vijnë dhe t’u shpëtojnë ato. Ne nga prapa nuk kemi organizata terroriste. Pas nesh qëndrojnë e drejta, populli. Ky është ndryshimi ynë”, tha Erdogan.

“Qëllimi është hapja e ambasadave në të gjitha vendet e Afrikës”

Më tej presidenti Erdogan vuri në dukje se kanë për qëllim hapjen e ambasada në të gjitha vendet e Afrikës.

“Objektivi ynë është të hapim ambasadat tona në të gjitha vendet e Afrikës. Këtë vit unë jam fokusuar mbi këtë çështje dhe teksa këtu është stina e dimrit unë shpresoj të vizitoj vendet e Afrikës dhe në këtë mënyrë të vizitoj edhe ambasadat tona atje dhe të mbajmë forume të përbashkëta me biznesmenët e atyre vendeve. Këtë duhet ta realizojmë, duke u drejtuar atje dhe duke i kushtuar rëndësi. Gjithashtu duke eliminuar provokimin e strukturës që është e njohur atje. MÜSİAD për ndërtimin dhe ringjalljen atje duhet të bëjë hapat me qeverinë e Republikës së Turqisë”, tha Erdogan.

Zgjedhjet presidenciale në SHBA

Presidenti Erdogan foli edhe mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitoren e Donald Trump.

“Në Amerikë janë mbajtur zgjedhjet presidenciale ku me këto zgjedhje demokratët në Amerikë pas dy mandateve ia dorëzuan sërish pushtetin Republikanëve. Populli amerikan bëri një preferencë të tillë dhe bashkë me këtë preferencë në Amerikë nis një periudhë e re. Uroj që kjo zgjedhje e popullit amerikan të jetë shkak për hapa të vlefshme si për të drejtat dhe liritë themelore në botë ashtu edhe në demokraci dhe zhvillimet në rajonin tonë. Unë personalisht dhe në emër të popullit tim i uroj një fat të mbarë dhe një të ardhme të mbushur me sukses kësaj preference të popullit amerikan”, tha mes tjerash presidenti Erdogan.

Shekulli Agency