Erdogan: AK Parti bëri hap gjigant për demokracinë e Turqisë

Partia qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) e Turqisë ka ndërmarrë një hap gjigant për vendosjen e demokracisë dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit, tha presidenti Recep Tayyip Erdogan.

“Ne e shohim shërbimin ndaj drejtësisë dhe kombit si detyra jonë e vetme”, tha Erdogan duke folur në një ceremoni në Ankara në të cilën u shënua 18-vjetori i themelimit të AK Partisë.

Ai theksoi se partia e tij është e vendosur që të vazhdojë t’i shërbejë vendit dhe kombit duke zhvilluar politikat dhe kapitalin njerëzor.

Erdogan po ashtu tha se AK Parti dhe Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe në periudhën në vijim.

“Ne do të përpiqemi ta mbajmë Aleancën Popullore të gjallë dhe të drejtë”, potencoi ai.

Partia në pushtet dhe MHP formuan Aleancën Popullore para zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2018.

Shekulli Agency