Prototipi i automobilit vendor, për të cilin Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik tha se “ka provuar personalisht” mbahet në kampusin e Këshillit të Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) në Gebze.
Automobili elektrik vendor që cilësohet si faza e parë dhe që janë prodhuar 3 prototipa, do të jetë një nga temat e rendit të ditës në Këshillin e Ministrave që do të zhvillohet në datën 22 shtator 2015.
Këshillit të Ministrave do tu paraqitet pamjet tre dimencionale dhe veçoritë teknike. Nëse modelet miratohen nga Këshilli i Ministrave ato do ti ofrohen edhe opinionit publik.
Duke e bërë të ditur se aktualisht janë të përqendruar mbi makinat elektrike të cilave iu është zgjatur distanca që do të përshkojnë me një karrikim të baterive, Ministri turk i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë, Fikri Isik dha sihariqin se makina vendore do të dalë në rrugë para vitit 2020.
