Derivatet e naftës me çmime të reja

222-karburante(MAQEDONI) Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të ris çmimet e derivateve të naftës.

Kështu nga mesnata benzinat do të shtrenjtohen për gjysmë denarë ndërsa dizeli për një denarë

Çmimi i një litër Eurosuper BS- 95 rritet për 0.50 denarë për litër, dhe tani një litër do të kushtoj 61 denarë. Çmimi i Eurosuper BS- 98 do të jetë 63 denarë për litër.

Çmimet e Eurodizel dhe Vajit Ekstra të lehtë për amvisëri do të jenë për një denarë më të shtrenjta. Sipas vendimit të ri një litër Eurodizel do të kushtoj 44 denarë ndërsa Vaji ekstra i lehtë do të kushtoj 32.50 denarë, njofton SHENJA.

Shekulli Agency