Cka i tha Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan Edi Rames ..?

taip-rama-4600302187596848986Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në rezidencën Tarabya në Stamboll.

Kryeministri i Shqipërisë, Rama ndodhet në Stamboll në kuadër të Samitit për Energjinë dhe Ekonominë që zhvillohet në Turqi, ku ai ka patur një takim me Presidentin turk.

Rama sot mbajti një fjalim në këtë forum, ku e vuri theksin tek reformat në sistemin energjetik, duke deklaruar se situata energjetike në Shqipëri është transformuar në dy vitet e fundit. Kryeministri shqiptar ka shtuar gjithashtu se “Shembulli i përbashkët i BE-së është që energjia duhet të ndahet”.

Kryeministri shqiptar ka pohuar se janë duke u modernizuar lidhjet me Greqinë dhe Malin e Zi dhe po përmirësohen linjat e interkonjeksionit me Kosovën dhe Maqedoninë dhe sipas tij Projekti TAP e vendos Shqipërinë në një pozitë gjeostrategjike të BE-së.

Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Rama shkruan, “Paradite e plotë në Stamboll me Presidentin Erdogan për sfidat e përbashkëta e mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë”.

Në këtë samit merr pjesë edhe Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Ndërkohë i pranishëm në samit është edhe ministri i Ekonomisë së Turqisë, Nihat Zeybekci.

Samiti i VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë zhvillohet në Stamboll, ku përveç zyrtarëve të lartë marrin pjesë edhe ekspertë të fushës së energjisë dhe ekonomisë.

Samiti shërben si një platformë për bashkërendimin e politikave ekonomike, politike dhe energjetike, nga Shtetet e Bashkuara, në vendet e BE-së e deri në Azinë Qendrore.

Shekulli Agency