Bota
Në vendin e ngjarjes ku ngjau shpërthimi kanë mbërritur një numër i madh i ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve
Një shpërthim i fuqishëm ka ngjarë në sheshin Kizilay në qendër të kryeqytetit të Turqisë, Ankara.
Sipas informacioneve të para nga terreni, gjatë shpërthimit janë plagosur një numër i madh i njerëzve, ndërsa janë shkatërruar më shumë automjete.
Në vendin e ngjarjes ku ngjau shpërthimi kanë mbërritur një numër i madh i ndihmës së shpejtë dhe zjarrfikësve. Policia ka bllokuar këtë pjesë të qytetit nga frika se mund të ketë shpërthime të reja.
Shoqata Alternativa e së Ardhmes “Alsar” në bashkëpunim me Bashkësinë e Sindikatave Arsimore “Eğitim-Bir-Sen” kane organizuar në Tiranë simpoziumin dy ditor (11-12 mars) ndërkombëtar me temë: “Mehmet Akif Ersoy në vendlindje”. Programi i simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, ku secili sesion ka patur nëntema dhe të pranishëm janë referues shkencor, profesorë, akademikë, studiues e historianë të mirënjohur nga rajoni i Ballkanit dhe Turqia.
Kryetari i Shoqatës “Alsar”, Mehdi Gurra, në fjalën e hapjes u shpreh se populli shqiptar dhe ai turk kanë nxjerrë personalitete të larta të përbashkëta për të dy vendet, të cilët sipas tij, kanë lënë gjurmë të pashlyera, duke i shërbyer në këtë mënyrë të ardhmes së marrëdhënieve vëllazërore mes dy vendeve. Gurra ka shtuar ndër të tjera se Mehmet Akif Ersoy duhet të zërë vendin dhe pozitën e tij të merituar edhe në kulturën shqiptare, sepse sipas tij, edhe pse ka lindur në Turqi, ai ka krijuar një urë mes popujve.
Një fjalë përshëndetëse në këtë aktivitet ka mbajtur edhe nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëkohësisht edhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri -Turqi, Shpëtim Idrizi. Idrizi në fjalën e tij vuri në dukje se e kaluara komuniste e Shqipërisë e ka lënë popullin shqiptarë të cunguar në drejtim të informacionit për shqiptarët jashtë. “Por fakti që sot jemi këtu është një shenjë e mirë” është shprehur ai dhe në vijim e ka cilësuar Mehmet Akif Eroy-n si një kontribues të përbashkët të dy kombeve, atij turk dhe shqiptarë.
Kryetari i Nderit të sindikatës “Eğitim Bir Sen” dhe njëkohësisht deputet i AK Parti-së në Ankara, Ahmet Gündoğdu në fjalën e tij përshëndetëse në këtë simpozium tha se Mehmet Akif është një person që ka pasur një qëndrim të fuqishëm kundër shkeljes të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së Civilizimit Islam.
Ndërsa Ali Yalçın, kryetari i Federatës së Sindikatave Arsimore në fjalën e tij përshëndetëse në këtë eveniment falënderoi të gjithë drejtuesit e OJF-ve të ardhur nga vendet e rajonit. “Është një nder për ne të organizojmë një eveniment për Mehmet Akif Ersoy-in në vendin e të parëve të tij”, – u shpreh ai. Më pas ai ka theksuar se ky personalitet zë një vend shumë të rëndësishëm në kulturën dhe letërsinë e Turqisë, duke hedhur firmën për himnin e flamurit të këtij vendi.
Në vijim ai ka thënë gjithashtu se ky është një aktivitet historik pasi kemi të bëjmë me një organizim në bashkëpunim me Sindikatat e Arsimit në këto vende si dhe shoqatën Alternativa e së Ardhmes (Alsar).
Në aktivitet është lexuar edhe një mesazh nga Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku ai i ka uruar suksese këtij simpoziumi ndërkombëtar.
Ndërkohë edhe ministri i Arsimit të Turqisë, Prof. Dr Nabi Avci përshëndeti organizimin e një evenimenti të tillë. “Kujtimi i figurës së Mehmet Akif Ersoy-it dhe veprave të tij në shtëpinë e gjyshërve të tij është një nder për ne. Për këtë arsye unë falënderoj të gjitha organizatat që kanë dhënë kontributin për organizimin e një eventi të tillë. Duke e kujtuar me nderime Mehmet Akif Ersoy-in i uroj suksese këtij simpoziumi. Veprat e tij vazhdojnë të na ndrisin edhe ditët e sotme. Është e rëndësishme fakti që veprat e tij vazhdojnë të jenë një burim shprese për civilizimin tonë dhe të gjithë rajonin”, tha ai.
Duke thënë se ka shumë për të mësuar nga Akif Ersoy-i, Avci theksoi se ai ishte një personalitet, i cili mbarte të gjitha ngjyrat e vendeve të rajonit. “Sot kuptohet më mirë që puna e tij nuk ka shkuar kot. Një nga treguesit më të mëdhenj është edhe numri i shumtë i botimeve të tij”, tha Avci dhe në vijim shtoi se për këtë personalitet duhet të flitet më shumë. Pas fjalimit të Avci, nënkryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Shpëtim Idrizi i ka dhënë një dhuratë simbolike, e cila ishte një kostum popullor i zonës së Çamërisë. Ndërkohë të shtunën është promovuar libri Mehmet Akif Ersoy, “Safahat”, i cili është përkthyer edhe në gjuhën shqipe me emrin “Fletët”.
Ministri Avcı pas prezantimit të librit të përkthyer ka falënderuar edhe Shoqatën “Alsar” për punën që bën në këtë vend në bashkëpunim me shoqata humanitare si IHH.
Ndërsa në fjalën e tij ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar duke nënvizuar faktin që dy popujt kanë një histori 500-vjeçare të përbashkët, në vijim theksoi rëndësinë e zhvillimit të një simpoziumi të tillë. Në vijim të fjalës së tij Bayraktar tha gjithashtu se fama e këtij mendimtari, shkrimtari dhe poeti të njohur i ka kaluar kufijtë e Turqisë.
Në përfundim duke i uruar mbarësi simpoziumit Bayraktar tha se shpresojnë në rritjen e aktiviteteve të përbashkëta kulturore turko-shqiptare. Pas këtij fjalimi është shfaqur për të pranishmit një dokumentar i shkurtër, i cili tregonte për jetën e shkrimtarit dhe poetit turk me origjinë shqiptare Mehmet Akif Ersoy.
Programi i ditës së dytë të simpoziumit ishte i përbërë nga disa sesione, si “Mehmet Akifi dhe Rajon i Ballkanit”, “Poezia, Arti dhe Estetika e Mehmet Akif Ersoy-t” dhe “Arsimi, Rinia dhe Modernizimi i Mehmet Akif Ersoy-t”. Gjithashtu në Tiranë është hapur edhe ekspozita kushtuar Mehmet Akif Ersoy-t, ndërsa simpoziumi do t’i vazhdojë punimet edhe të dielën. Ekspozita në fjalë përmban foto dhe dokumente nga jeta dhe veprimtaria e Mehmet Akif Ersoy-t, ku dhe ka ngjallur një interes të lartë nga studiuesit vendas dhe të huaj.
Kush është Mehmet Akif Ersoy
Mehmet Akif Ersoj lindi më 20 dhjetor 1873 në Stamboll. Poet, mësues, veteriner, mjek, hafëz e politikan. Ndërron jetë në Stamboll më 27 dhjetor 1936. Mehmet Akif Ersoj është autori i himnit kombëtar turk “Marshi i Lirisë”. Shpesh herë kujtohet me sinonimet “Poet i atdheut” e “Poet kombëtar”. Poeti i himnit kombëtar turk, që për herë të parë u recitua para deputetëve të parlamentit turk më datë 12 mars 1921, është me origjinë shqiptare nga Kosova.
Skena të sulmeve më të ashpra janë fshatrat Yamada dhe Karaman në Malin Turkemn, si dhe fshatrat Et Tuffahiye dhe Kbyeni në Malin Akrad
Ushtria siriane edhe sot ka vazhduar të sulojë ashpër bastionet e kryengritësve në rajonet e Malit Turkmen dhe Jabel Akrad në periferi të Latakias.
Burime lokale të paidentifikuara thanë për AA se rajonet në malet të cilat kontrollohen nga forcat e opozitës siriane edhe sot kanë qenë objekt i sulmeve të forta artilerike nga ana e forcave besnike të regjimit të presidentit Bashar al-Asad.
Skena të sulmeve më të ashpra janë fshatrat Yamada dhe Karaman në Malin Turkemn, si dhe fshatrat Et Tuffahiye dhe Kbyeni në Malin Akrad.
/AA/
Çavusoglu duke iu referuar bashkëpunimit mes Turqisë dhe Britanisë në luftën kundër terrorizmit, tha se po punojnë së bashku për të mposhtur DAESH-in në Siri dhe Irak
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlut Çavusoglu tha se mendon ndryshe nga homologu i tij britanik Philip Hammond në lidhje me PYD-në. “Për ne PYD-ja dhe PKK-ja janë të njëjta. Nuk duhet të jetë partner i besueshëm një organizatë terroriste për ta mposhtur një organizatë tjetër terroriste”, ka deklaruar Çavusoglu.
Ai mori pjesë në forumin e pestë Turko-Anglez “Gjuha e ëmbël”, në qytetin Bath në jugperëndim të Anglisë.
Në forum morën pjesë zyrtarë të lartë, si ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Hammond, Sekretari i Përgjithshëm dhe Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë Ibrahim Kalin, Ambasadori i Turqisë në Londër Abdurrahman Bilgiç dhe ambasadori britanik në Ankara Richard Moore dhe shumë të tjerë.
Në hapjen e forumit i cili u mbajt në universitetin Bath, ministri Çavusoglu dhe Hammond mbajtën fjalime.
“Nuk kemi nevojë për një organizatë terroriste për të mposhur DAESH-in”
Rruga Prishtinë-Hani i Elezit, te Gryka e Kaçanikut edhe sot mbetet e bllokuar. Kjo për shkak se reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të dheut, duke imponuar mbylljen e tërësishme të kësaj rrugë.
Bllokimin e rrugës e ka konfirmuar nënkryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Menduh Vlashi, i cili nëpërmjet telefonit ka thënë se patrulla e Policisë së Kosovës ka qenë në atë pjesë që nga ora 7:00, dhe rruga ende është e bllokuar.
“Problemi nuk qëndron se ajo rrugë nuk mund të hapet, por është për shkak se dheu bie vazhdimisht dhe rreziku është permanent”, ka thënë Vlashi.
Ministria e Infrastrukturës dje njoftoi se kompania përkatëse për mirëmbajtjen e rrugëve tashmë është vënë në veprim për ta liruar sa më parë pjesën që është bllokuar.
“Rruga është bllokuar në pjesën te muri mbrojtës, ku kohë më parë pati intervenuar KFOR-i. Kompania për mirëmbajtjen e rrugëve është duke punuar dhe duke bërë përpjekje për ta liruar sa më parë pjesën e bllokuar të rrugës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
MI kërkon nga qytetarët që t ë kenë mirëkuptim deri në sanimin e gjendjes së shkaktuar, ndërsa për lirimin e rrugës thonë se do të njoftojnë me kohë.
“Ndodhemi këtu për të thelluar marrëdhëniet mes popullit turk dhe atij shqiptarë, si dhe mes dy parlamenteve. Vëllazëria ka nevojë për vizita reciproke dhe të shpeshta”
Një delegacion i Kuvendit të Madh të Turqisë i kryesuar nga koordinatori Administrativ i këtij institucioni, Ahmet Gündoğdu ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Anadolu Agency (AA).
Pas takimit, Meta dhe Gündoğdu kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat. Gündoğdu në fjalën e tij tha se ndodhet në Tiranë bashkë me tre deputetë të këtij Parlamenti, përkatësisht nga Stambolli, Konya dhe qyteti i Urfa-s.
“Ndodhemi këtu për të thelluar marrëdhëniet mes popullit turk dhe atij shqiptarë, si dhe mes dy parlamenteve. Vëllazëria ka nevojë për vizita reciproke dhe të shpeshta. Kemi dëshirë që kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë ta ftojmë për një vizitë në Ankara. Dëshirojmë që marrëdhëniet tona kulturore, sociale, politike dhe ekonomike të thellohen më tej. Por ajo që është më e rëndësishme është se duam të thellojmë vëllazërinë tonë. Turqia nuk dëshiron dhe nuk lejon që popullit shqiptarë dhe parlamentit shqiptarë ti ndodhë një gjë e keqe, por dëshiron që të njëjtën gjë të ndjejë dhe të dëshirojë edhe populli turk si dhe parlamenti i Shqipërisë”.
Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit të Shqipërisë ,Meta në fjalën e tij falënderoi delegacionin për vizitën si dhe vuri në dukje se marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mes dy parlamenteve janë shumë të mira.
Meta në fjalën e tij tha gjithashtu se ka pranuar me kënaqësi ftesën për të vizituar Ankaranë.
“Marrëdhëniet tona dihen që janë mjaft solide dhe tradicionale. Folëm për bashkëpunimin në fushën e arsimit si dhe për një kujdes më të madh për edukimin e gjeneratave më të reja. Por kemi folur edhe për krizën në Siri si dhe atë të refugjatëve” u shpreh Meta. Ai ka shtuar se: “Dua të falënderoj edhe njëherë për përpjekjet gjigande të Turqisë që po realizon për të ndihmuar miliona sirianë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta’’.
Delegacioni i ardhur nga Turqia dhe Meta kanë shkëmbyer edhe dhurata mes tyre.
Në shtetin Alberta të Kanadasë ka ndodhur një sulm i armatosur në varrezat e muslimanëve.
Zëdhënësi i Policisë Mbretërore Kalorësiake të Kanadasë, Sharon Franks tha se gjatë varrimit në një varezë të muslimanëve, persona të paidentifikuar kanë hapur zjarr ndaj personave të cilët kanë marrë pjesë në ceremoni.
/AA/
Kalin reagon ndaj kritikave ndaj Erdoganit: Nuk është më koha kur Amerika jepte direktiva
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, reagoi ashpër ndaj artikullit të përbashkët të dy ish ambasadorëve amerikanë në Ankara, të cilët kritikonin Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, reagoi ashpër ndaj artikullit të përbashkët të dy ish ambasadorëve amerikanë në Ankara, të cilët kritikonin Presidentin Recep Tayyip Erdogan.
Kalın, në adresën e tij në twitter shkroi: “Dy ish ambasadorët që mendojnë se janë zotëruesit e kolonisë, kanë shkruar ‘Erdogani të japë dorëheqjen’. Kanë kaluar ato kohëra kur i jepni direktiva Turqisë”.
Ish ambasadorët e Amerikës në Ankara, Morton Abramowitz dhe Eric Edelman në një artikull të përbashkët për Washington Post, i kishin bërë thirrje Presidentit Erdogan për dorëheqje.
Andersen dhe burri i saj Michael Lindholm transportuan familjen 6-anëtarëshe siriane në stacionin hekurudhor për të vazhduar udhëtimin për në Suedi
Gjykata në Danimarkë shpalli fajtore aktivisten e njohur për të drejtat e fëmijëve Lisbeth Zornige Andersen, duke e ngarkuar ate për trafikim të refugjatëve dhe migrantëve, raporton (AA).
Kjo daneze, përndryshe ish presidente e Këshillit Kombëtar të Danimarkës për Fëmijët, dhe burri i saj janë gjobitur me 22 mijë e 500 kruna daneze, ose 3.300 euro, për shkak se gjatë krizës së refugjatëve në shtator 2015, familjen siriane e kanë marrë në shtëpinë e tyre, e kanë ushqyer dhe më pas e kanë transportuar deri tek stacioni hekurudhor që përmes trenit të mbërrijnë në Suedi.
Megjithatë, sipas ligjit danez, ndalohet transporti i njerëzve të cilët nuk kanë leje qëndrimi.