Sulm në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren

kon-tur-kosove-9877Në Konsullatën e Përgjithshme të Turqisë në Prizren sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një sulm me lëndë djegëse.

Kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha për sulmin të ndodhur ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, bëri të ditur se 5 persona janë arrestuar.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha bëri të ditur se në orën katër të mëngjesit ndaj Konsullata është gjuajtur me një lëndë, e cila mendohet se është gaz molotovi. Ai u shpreh që kjo do të vërtetohet së shpejti.

“Të gjitha ekipet e policisë së bashku me mua si prokuror kemi dalur në vend të ngjarjes, kemi dhënë udhëzimet për hetuesit. Forenzika ka kryer punën e vet. Ndërkohë falë një angazhimi serioz të Kosovës janë arrestuar 5 persona, janë intervistuar dhe ata janë nën ndalim. Hetimet janë duke vazhduar”, tha Hoxha.

Ndërkaq kryprokurori gjithashtu bëri të ditur se me këtë rast ka pasur dëme të vogla materiale, ku është thyer një xham i Konsullatës.

“Nuk ka dëmtim tjetër të ndërtesës, as dëme në njerëz”, tha së fundi Hoxha, duke bërë të ditur se ndodhet në një takim me konsullen e Përgjithshme të Republikës së Turqisë në Prizren, Selen Evcit.

Shekulli Agency