Fetullah Gulen i dyshuar në pesë akt-akuza të ndara në gjykatat në Turqi

Akuzohen 28 persona prej të cilëve shtatë janë në paraburgim. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-krerë të TIB, Osman Nihat Send dhe Ilhan Elieyioglu

gulenNë bazë të hetimeve për organizatën terroriste Fetullah “Strukturat paralele shtetërore” (FETO/PDY) në 15 provinca turke janë ngritur padi kundër gjithsej 1.275 personave, prej të cilëve 145 janë në paraburgim.

Emri i parë i kësaj organizate Fetullah Gulen në pesë raste të ndara të gjykatave në tre provinca llogaritet si i akuzuar.

Bëhet fjalë për rastet në gjykatat penale në Stamboll, Bursë dhe Adana. Ai është lideri i organizatës FETO/PDY përmes të cilave në shumë institucione shtetërore kanë qenë përfshirë “strukturat paralele” të cilët me keqpërdorim të pozitës kanë tentuar të shkaktojnë destabilizim të vendit dhe të kryejnë grusht shteti.

Termi “FETO” për herë të parë është përdorur në akt-akuzën të cilën prokuroria në Ankara vitin e kaluar e ngriti kundër shtatë të dyshuarve, në mesin e të cilëve janë katër policë. Është një rast i iniciuar nga hetimi për vjedhjen e automobilit të drejtorisë policore në Ankara i cili është vjedhur më 16 korrik të vitit 2014 para shtëpisë të një polici.

Për shkak të përgjimeve të paligjshme dhe ndjekjen e zyrtarëve, politikanëve, gazetarëve dhe nëpunësve policorë në Gjykatën e 8-të Penale në Ankara kundër 54 personave të dyshuar është ngritur aktakuzë. Të dyshuarit akuzohen se janë anëtarë të “Strukturave paralele”, ndërsa të gjithë kanë qenë nëpunës të forcave të sigurisë dhe Drejtorisë për Telekomunikacionin (TIB).

Paralelisht me këtë, në Gjykatën e 4-të Penale në Ankara është ngritur aktakuzë kundër 50 të dyshuar për përgjim të paligjshëm të 48 personave, në mesin e të cilëve janë zyrtarë, gjykatës, gazetarë dhe biznesmenë. Në mesin e të dyshuarve për përgjime është edhe ish-shefi i Sektorit për kundërzbulim pranë Drejtorisë së përgjithshme të sigurisë. Në Gjykatën e 2-të Penale në Ankara udhëhiqet edhe procedurë për akt-akuzën lidhur me përgjimin e zyrtarëve më të lartë shtetërorë.

Akuzohen 28 persona prej të cilëve shtatë janë në paraburgim. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-krerë të TIB, Osman Nihat Send dhe Ilhan Elieyioglu.

Shekulli Agency