Davutoglu: Ata që krahasojnë islamin me DAESH le të shikojnë historinë

Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) atyre të cilët dëshirojnë që islamin dhe organizatën terroriste DAESH ta shohin në anën e njëjtë u propozoi të kthehen prapa në histori.

davutoglu-111-677339764Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) atyre të cilët dëshirojnë që islamin dhe organizatën terroriste DAESH ta shohin në anën e njëjtë u propozoi të kthehen prapa në histori.

Kryeministri Davutollu mori pjesë në programin me rastin e Javës së Lindjes së Profetit Muhammed me temë “Profeti Muhammed, Tevhidi dhe Vahdeti” të organizuar nga ana e Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Diyanet, në Ankara.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin Davutollu tha se dallimi kryesor i islamit është “përkushtimi” ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne të përkushtuar ndaj Allahut me monoteizëm, nuk i përkushtohemi asgjëje tjetër. Ata të cilët sot duan që islamit dhe DAESH-in ta shohin në anën e njëjtë, apo që islamin duan ta shohin si një fe që fyen grat ju propozojmë le të shikojnë historinë. Në traditën e asnjë feje nuk ka patur respekt ndaj gruas si ishin të respektuara Hz. Hatixhe dhe Hz. Ajshe në fenë islame. Le të shikojnë në histori se a kanë shpirt grat apo jo. Madje jo vetëm në histori, por edhe në kohërat bashkëkohore. Deri në shekullin e 19-të në filozofinë perëndimore diskutohej se “a kanë grat shpirte apo jo” dhe organizoheshin ceremonitë e djegies së grave për nxjerrjen e djallit të bllokuar në trupin e gruas. Ndërkaq ne jemi një pjesë e traditës së mevludit të kënduar me dashuri për shpirt të Aminës, nënës së Profetit Muhammed. Ne në grat e profetit shikojnë si në nënat tona dhe secila është si “nëna e tërë njerëzimit””.

“Në mesin tonë nuk mund të hyjë botëkuptimi i DAESH-it dhe askush tjetër që do të mund të dëmtoj këtë dashuri. Këtu qëndron dallimi ynë. Këtu qëndron vahdeti (uniteti), ndalesa e fundit është vahdeti për atë që zbaton tevhidin”, -ka thënë ndër të tjera Davutollu.

/TRT/

Shekulli Agency