Lëviznin me armë pa leje/ Arrestohen 4 persona

Policia-shqipri-4333Policia e Fierit ka arrestuar 4 shtetas të cilët lëviznin me armë pa leje. Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë dhe mbajtjes nën kontroll të elementëve me tendenca kriminale, Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shtetasit Aleks Pashaj, 23 vjeç, banues në Lagjen Nr.4, Durrës, Enea Kolaj, 26 vjeç, Marineo Qypi,18 vjeç dhe E.D, 17 vjeç, të tre banues në Lagjen Nr.13, Durrës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës në vëndin e quajtur “Safari”, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip benz me targa AA 588 GA, në posedim të shtetasit Aleks Pashaj, në të cilin udhëtonin këta shtetas  u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një silenciator “Z Stava”, një pistoletë “Berreta Gordone”, një pistoletë “Bruni” model 92,  si edhe dy krehëra pistolete.

12957142_1156069221093808_1210119703_n12992949_1156069241093806_1586409983_n

Shekulli Agency