Opozitarët marrin kontrollin e Çobanbey-it nga DAESH-i

Opozitarët vazhdojnë përparimin e tyre kundër organizatës terroriste, DAESH, në rajonin ku mendohet të formohet një zonë sigurie

opo-siriOpozitarët e moderuar në luftën e brendshme të Sirisë kanë marrë kontrollin e vendbanimin Çobanbey i cili ndodhet në veri të Halepit. Ata po përgatiten të përparojnë drejt lumit Eufrat, raporton (AA).

Opozitarët vazhdojnë përparimin e tyre kundër organizatës terroriste, DAESH, në rajonin ku mendohet të formohet një zonë sigurie.

Sipas burimeve lokale thuehet se opozitarët dje në mbrëmje kanë marrë nën kontroll vendbanimin Çobanvey nga DAESH-i, vend ky që ndodhet rreth 60 kilometra larg Xherablus-it.

Ndërkohë pas marrjes nën kontroll, opozitarët hoqën flamat e DAESH-it, por për shkak se mbi ta shkruhet fjala e shehadetit, u pa që i hoqën ata duke i palosur.

Nga ana tjetër krahu i armatosur i organizatës terroriste, PKK në Siri, PYD gjatë marres nën kontroll të disa rajoneve nga DAESH-i u pa që të shkelte flamat e tyre. Objektivat e aparateve kishin fokusuar një anëtar të PYD i cili pas marrjes nën kontroll të Tel Abjad-it kishte shkelur me këmbë flamën e DAESH-it.

Gjatë këtij operacioni i cili është ndihmuar nga grupet, brigada Sultan Murat, birgada Mutasim, Fejlak esh-Sham dhe Ahraru’sh Sham, Koalicioni i kryeysuar nga SHBA-ja ka dhënë ndihmën e saj nga ajri.

Forcat e opozitës së moderuar siriane gjatë javës së shkuar kishin marrë dhe disa rajone të tjera nën kontroll nga organizata terroriste, DAESH.

Burime nga opozita siriane thanë për gazetarin e AA-së se përparimi i tyre nuk do të ndalet në Çobanbey, por do të vazhdojë deri në brigjet perëndimore të lumit Eufrat dhe drejt qytetit të Xherablus-it.

Shekulli Agency