Ibrahimi u bën apel aktivistëve të BESËS dhe LR PDSH-së: Mos u shani mes vete, armik e kemi BDI-në!

zeqirija-ibrahimi-696x462Nënkryetari I Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar rreth kritikave që janë përhapur mes aktivistëve të BESA-s dhe LR-PDSH-së.

Ja reagimi i plotë i Ibrahimit në FB”

“Sot kur kryetemë është bërë shpërbërja e djeshme e Parlamentit, e shoh se shumë aktivistë të BESËS dhe disa krerë dhe aktivistë më të rinj të LR-PDSH-së kanë vazhduar të polemizojnë në FB se kush ka të drejtë në temën e bashkëpunimit të opozitës shqiptare.

Duke konsideruar se shqiptarët e Maqedonisë e kanë vetëm një armik dhe ai quhet BDI, janë krejt pa shije dhe të tepërta diskutimet e tjera. Derisa ky armik nuk përjashtohet nga skena, secila zënkë tjetër i shërben këtij subjekti tashmë të dëshmuar si antishqiptar, kjo për shkak se ai është i kapur keq dhe prandaj e ka nëpërkëmbur çdo interes shqiptar.

Për këtë arsye ne edhe e kemi refuzuar secilin debat brendaopozitar, sepse ai i shërben vetëm BDI-së, ndërsa ne nuk duam t’i shërbejmë të ligës shqiptare.

Prandaj, të dashur aktivistë të BESËS dhe ju të LR-PDSH-së, ju lutem mos humbni energji ndërmjet vete, por përqendrohuni kundër këtij armiku. Mos humbni energji brenda llojit, por bëjeni betejën kundër kësaj të lige!

Ne të BESËS natyrshëm e konsiderojmë aleat LR-PDSH-në dhe ndonëse mund të kemi dallime për çështje të caktuara, në temën e betejën kundër BDI-së nuk duhet të dallojmë. Prandaj, edhe nëse LR-PDSH dhe lidershipi i saj mund të mos jenë të kujdesshëm në ndonjë kualifikim ndaj nesh, kjo nuk duhet të na lëkundë nga fokusi jonë. Synimi jonë final nuk duhet të na fokusojë nga deklarimet e pakujdesshme të dikujt.

Madje, pavarësisht se a na mbështet ose na ofendon LR-PDSH-ja, ne do ta mbështesim atë duke konsideruar se ajo është parti opozitare.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

p.s. Do të doja që kjo të jetë hera e fundit që flasim për këtë temë.”, përfundon reagimi I Ibrahimit.

Shekulli Agency