Davutoglu demantoi informacionet e disa mediave perëndimore se Turqia i kthen refugjatët në Siri

sipila-davuKryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu deklaroi se kriza e migrantëve nuk është vetëm e Lindjes së Afërt, as vetëm problem evropian, por çështje e mbarë njerëzimit.

Shefi i qeverisë turke qëndron për vizitë zyrtare në Finlandë, të cilin me nderime të mëdha shtetërore është pritur nga homologu i tij finlandez Juha Sipila, ndërsa me këtë rast është takuar edhe me presidentin finlandez Sauli Niinisto.

Pas takimit me homologun Sipila, Davutoglu theksoi se Turqia dhe Finlanda sivjet shënojnë 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dhe se asnjëherë deri tani nuk kanë pasur kurrfarë mosmarrëveshjesh. Falënderoi Finlandën për mbështetjen e Turqisë në procesin e tranzicionit drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe arritjen e paradokohshme të marrëveshjes për zgjidhjen e krizës së migrantëve mes Turqisë dhe BE-së.

Falënderoi qeverinë finlandeze edhe për pranimin e refugjatëve sirianë nga Turqia, dhe shtoi se kriza e refugjatëve dhe migrantëve është problem global.

Davutoglu demantoi informacionet e disa mediave perëndimore se Turqia i kthen refugjatët në SIri, dhe tha se nga fillimi i luftës në Siri nga Turqia nuk është detyruar të kthehet asnjë refugjat, sepse Turqia është e vetëdijshme se ato janë viktima të regjimit kriminel sirian.

Shekulli Agency