Kasami: Nuk ka kushte për zgjedhje të lira më 5 qershor

kasami-67766Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka thënë se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira, ndërsa vendimin për pjesëmarrje ose jo të BESËS në zgjedhje do ta merr Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

“Konsideroj se në Maqedoni nuk ka kushte për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, ndërsa për pjesëmarrjen ose jo të Lëvizjes BESA në zgjedhjet e datës 5 qershor do të vendos Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes BESA. Për ne, si Lëvizja BESA mbi të gjitha është e rëndësishme plotësimi i parakushteve për një proces korrekt zgjedhor. Si kryetar i Lëvizjes BESA gjykoj se nuk mund të shkojmë në zgjedhje ku legjitimohet manipulimi, ku rizgjidhen kriminelët dhe ku nëpërkëmbet vullneti demokratik i qytetarëve të Maqedonisë”, ka thënë kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

/SHENJA/

Shekulli Agency