Regjimi sirian konfirmon rrëzimin e një avioni të tij luftarak në Halep

aer-sir-6555Regjimi sirian i Asadit ka pranuar të martën se është rrëzuar një avion i tij ushtarak në rrethinën e Halepit. Konfrimimi u bë pasi më herët opozita kishte njoftuar për rrëzimin e një avioni luftarak të regjimit të llojit Su-22.

Të martën pasdite, agjencia zyrtare e lajmeve SANA e kontrolluar nga regjimi sirian ka cituar një burim ushtarak të ketë thënë se “avioni i cili kishte qenë në një mision vëzhgimi mbi Halep është qëlluar nga një raketë e shkrepur tokë ajër, që ka bërë avionin të rrëzohet në tokë”.

Shekulli Agency