Zbulohet shqiptari i përfshirë në skandalin “Panama Papers”

papeDy kompani shqiptare, 3 përfitues dhe 22 aksionerë janë përfshirë në skandalin e fshehjes së pasurisë “Panama Paper”.

Haaretz.com ka zbuluar emrin e njërës prej kompanive shqiptare e përfshirë në skandal. Sipas shkrimit të këtij portali, bëhet fjalë për një biznes të quajtur ‘GFI Technologies’ i regjistruar në maj të 2013-s në ishullin Anguila, për të investuar në Shqipëri në kompanitë shqiptare të teknologjisë së lartë. Haaretz  përmend emrin e një avokati të quajtur Assaf Halkin, ku theksohet që është shtetas shqiptar dhe në vendin tonë njihet me emrin Ismail Mulati.

Së bashku me një firmë kanadeze ‘Global Fluids International S.A’,  janë pronarët e kompanisë ‘GFI Technologies’. Mulati nuk iu përgjigj pyetje së Haaretz.com në lidhje me investimet e kompanisë, por komentoi se qëllimi i biznesit është për të shitur pajisje teknologjike në fushën e karburanteve dhe shtoi se të gjitha të ardhurat raportohen në organet tatimore izraelite.

Skandali “Panama Paper” ka zbuluar fshehje të pasurive për shumë zyrtarë të lartë, aktorë dhe sportistë në të gjithë botën.

Shekulli Agency