Basha në Fier/ Gjendja e qytetarëve po përkeqësohet me shpejtësi

bas-fier-465533jpgKreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot me qytetarë dhe tregtarë të Fierit. Gjatë takimit të sotëm  qytetarët  thonë se gjendja e tyre është me keq se dy muaj me pare e po perkeqësohet me shpejtësi.

Varfëria, papunësia dhe pamundësia për të mbyllur muajin janë shqetësimet kryesore të banorëve të Fierit. Tregu është thuajse i zbrazur. Tregtarët thonë se e nisin ditën me zero dhe e mbyllin me minus duke llogaritur taksat që duhet të paguajnë. Ata tregojnë për gjobat abuzive që u vihen çdo muaj.

“Kam kolauduar 2 herë kasën fiskale dhe më kanë vënë 600 mijë lekë gjobë për mungesë kase. Absurdi është se gjoba më është vënë nga i njëjti inspektor i cili një ditë para se të më vendoste gjobën lëshoi akt konstatimin se jam i pajisur me kasë. Më e keqja është se s’ke ku ankohesh.”, thotë njëri prej tyre

Në dyqanin e mishit shitësi me thotë se njerezit blejne dy here me pak mish se vjet.

“Kemi nja dy vjet se kemi parë fare mishin me sy, tani po harrojmë bukën.” ja pret nje qytetar aty afer. Ndersa nje zonje tregon se ka ardhur te lype dhjame e kocka per vajzen anemike qe nuk del dot nga shtepia

“S’kemi bukë të hamë, pa punë pa ndihmë dhe në bashki askush s’të hap as derën. Si do vejë halli ynë?!”

Shëndetësia është kthyer në makth. Falas as që bëhet fjalë por dhe kempi që u takon mund ta marrin vetëm pasi të japin ryshfetin e majme. Ndersa nje zoteri qe ka cuar nenen 80 vjecare te urgjenca per nje plage ne kembe thote se infermieret nuk kishin as jod as garza per te mjekuar plagen.

“Kemi fëmijë me të meta dhe këta u heqin bukën të sëmurëve vetëm për të marrë lek nën dorë. Nuk u japin ndihmë, na sorollatin poshtë e lart vetëm që të marrin rryshfet”.

Shekulli Agency