Dimitriev në një vijë me Gruevskin për BDI-në

gruevski-dimitriev-568x380Kryeministri teknik, Emil Dimitriev i ka pranuar dorëheqjet e ministrave të BDI-së dhe në pajtueshmëri me procedurën, ato janë dorëzuar në Kuvendin e Maqedonisë.

Në një përgjigje për mediat, ai është shprehur se është e drejtë e BDI-së se cilët persona i tërheq nga pozicionet për ministra dhe cilët do t’i përcaktojë dhe do t’i propozojë për zgjedhje të ministrave. Dhe për një proces të tillë, Dimitriev tha se konsultimet janë në vazhdim.

Ndërkaq, ai ka shtuar se për momentin nuk ka ndonjë lajmërim nëse do të ketë ndryshime të ministrave në përbërjen e VMRO-DPMNE-së. Mirëpo një gjë të tillë e ka vërtetuar kryetari I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i cili ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në përbërjen ministrore të partisë së tij, pasi sipas tij, koha është e shkurtër. Megjithatë, ai ka theksuar se ndryshime do të ketë në Qeverinë e ardhshme. Ndërkaq, sipas LSDM-së, bëhet fjalë edhe për një tjetër lojë të partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI.

/SHENJA/

Shekulli Agency