Vuçiç: Politika “Serbia e Madhe“ nuk është politikë e së ardhmes

Vuçiç i cili ka folur për verdiktet e Tribunalit të Hagës për Radovan Karaxhiçin dhe Vojisllav Sheshelin tha se “politika Serbia e Madhe” nuk paraqet politikë të së ardhmes

vucic-56444Serbia gjendet në një udhëkryq politik, ekonomik dhe moral. Pas viteve të kaluara në luftëra të pakuptimta, privatizime kriminale, dhe korrupsionin kemi arritur të ndalim hovin e rënies dhe të ngremë vendin në një nivel të arsyeshëm në botë, tha kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për mediat në Beograd.

Vuçiç i cili ka folur për verdiktet e Tribunalit të Hagës për Radovan Karaxhiçin dhe Vojisllav Sheshelin tha se “politika Serbia e Madhe” nuk paraqet politikë të së ardhmes.

Ai shtoi se janë bërë turbulenca të reja për të cilat sipas tij Serbia nuk është fajtore, por ka shtuar se Tribunali parasëgjithash ka pasur një rol politik.

Shekulli Agency