Sulm terrorist në Diyarbakır, së paku 6 policë të vdekur

sulm-diyarbakırNë sulmin me bombë të ndërmarrë nga terroristët gjatë kalimit të automjetit të policisë në rajonin Bağlar të qytetit Diyarbakır në Turqi sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë rënë dëshmorë 4 policë dhe janë plagosur 14 persona të tjerë, duke përfshirë edhe civilë.

Sipas informacioneve të marra mësohet se shpërthimi ka ndodhur në afërsi të terminalit të autobusëve ndërqytetas gjatë kohës kur po kalonte një automjet që transportonte forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Si pasojë e shpërthimit u plagosën 18 persona duke përfshirë edhe civilë. Të plagosurit më pas janë dërguar me ambulanca në spitale të ndryshme të qytetit, ku pavarësisht ndërhyrjeve kanë rënë dëshmorë 4 nga policët e plagosur.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm janë thyer edhe xhamat e terminalit të autobusëve ndërqytetas dhe të shumë ndërtesave përreth.

Shekulli Agency