Erdogan: Vendet evropiane e kanë lënë vetëm Turqinë në antiterror

Në një intervistë ekskluzive për Christiane Amanpour në televizionin CNN International, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se vendet evropiane nuk i kushtojnë rëndësinë e duhur përpjekjes kundër terrorit, duke shtuar se Turqia është lënë e vetmuar

erdogan-cnn-544I gjendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore, Presidenti Erdogan mori pjesë në emisionin e Christiane Amanpour në CNN International.

Erdoan tha se shumë vende të Evropës nuk i kushtojnë vëmendjen e duhur kërcënimit terrorist dhe nuk bëjnë atë që nevojitet në luftën kundër terrorit.

Presidenti Erdoan kritikoi vendet që lejojnë përhapjen e organizatës terroriste DAESH. Aq më tepër Evropa nuk përmbush përgjegjësitë që i takojnë asaj as në lidhje me terroristët që vijnë nga vendet evropiane, shtoi ai.

Një rast të ngjashëm neglizhence e demonstruan edhe autoritetet belge në çështjen e Brahim al-Bakravi, i cili gjakosi Brukselin, cilësoi Erdoan dhe vijoi: “U bëjmë apel vendeve për të mbajtur një qëndrim të përbashkët kundër terrorizmit. Vendet perëndimore na kanë lënë vetëm. Pritshmëritë tona në lidhje me ndarjen e informacionit të klasifikuar nuk janë plotësuar asnjëherë“.

Presidenti Erdoan theksoi në vijim të intervistës së tij se vendet perëndimore nuk e kanë kuptuar ende drejtë islamin.

“Ata nuk kanë arritur të kuptojnë ende se çfarë është xhihadi”, – nënvizoi Erdoan.

Presidenti theksoi edhe një herë vendosmërinë e Turqisë në luftën e saj antiterror, duke shtuar se të njëjtën vendosmëri presin edhe nga vendet perëndimore.

Intervista e Amanpour me Presidentin Erdogan do të transmetohet sonte në orën 18.00.

/TRT.shqip/

Shekulli Agency