“Çdo ditë vonesë në bashkëpunimin kundër terrorizmit nënkupton rritje të problemit”

Presidenti turk, Erdogan tha se Turqia është mbrojtëse e një bashkëpunimi ndërkombëtar miqësor dhe gjithëpërfshirës në të gjithë fushat, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit.

erdogan-65777Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan para se të niset për në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, ku do të marrë pjesë në Samitin e Sigurisë Bërthamore dha deklarata për gazetarët në aeroportin Ataturk, raporton (AA).

Erdogan tha se Turqia është mbrojtëse e një bashkëpunimi ndërkombëtar miqësor dhe gjithëpërfshirës në të gjithë fushat, duke përfshirë edhe luftën kundër terrorizmit. “Në këtë Samit do të japim një theks të veçantë për një bashkëpunim miqësor në luftën kundër terrorizmit, kundër akteve terroriste të cilat ndodhën në Paris, Ankara, Stamboll, Bruksel dhe Lahor. Çdo ditë që do të vonohemi në marrjen e hapave në lidhje me këtë çështje, nënkupton rritje të problemit të terrorit në vendet tona. Ne si Turqi nuk na ka mbetur më tolerancë për të paguar kompensim për shkaqe të shkaktuara nga mungesa e bashkëpunimit”, tha Erdogan.

– “Do të kemi takime të nivelit të lartë”

Erdogan vuri në dukje se gjatë vizitës së tij në Washington do të zhvillojë takime të nivelit të lartë.

“Do të kemi takime bilaterale me liderët e shteteve. Gjithashtu do të kemi takime gjithëpërfshirëse edhe me botën e biznesit. Do të kemi takime me investitorët nga SHBA-të, shteteve tjera. Do të kemi rastin të takojmë rrethet akademike, media dhe liderët e opinionit për të vlerësuar zhvillimet e rëndësishme në periudhën e fundit”, tha ai.

– “Qendra e Qytetërimit dhe Kulturës Turko-Amerikane do të jetë përgjigjja më domethënëse”

Erdogan beson se Qendra e Qytetërimit dhe Kulturës Turko-Amerikane hapjen të së cilës do ta bëjë gjatë vizitës së tij në SHBA, do të luaj një rol të rëndësishëm.

Presidenti turk beson se Qendra përveç muslimanëve të rajonit do të tubojë edhe grupet e besimeve dhe kulturave të ndryshme.

“Kjo qendër do të jetë përgjigjja më domethënëse për islamofobinë dhe ksenofobinë të cilat janë në rritje. Besoj se qendra gjithashtu do të ketë një mision të rëndësishëm në kuadër të bashkëpunimit dhe harmonisë ndërkulturore”, tha Erdogan.

– “Procesi kundër DAESH-it do të vazhdojë në mënyrë të ndryshme”

Në vijim Erdogan tha se rënies dëshmor të një ushtari në Bashika, shteti turk është përgjigjur në mënyrë shumë të fuqishme.

Ai potencoi se forcat e koalicionit dhe elementet e Forcave të Armatosura Turke kanë goditur në mënyrë serioze pikat e DAESH-it.

“Ky proces në këtë pikë duke rritur do të vazhdojë në mënyrë të ndryshme. Potenciali ynë, forca, teknologjike, forca e armatosur, forca e municioneve është e mjaftueshme dhe në rast të nevoje forcat tona ajrore në mënyrë të koordinuar me forcat e koalicionit janë në një vend ku mund ti kryejnë këto aktivitete në mënyrë të qetë”, tha presidenti Erdogan.

“Baballarët e larjes së parave janë atje”

Erdogan u përgjigj edhe në lidhje me pyetjen për arrestimin e Riza Sarraf në SHBA.

“Kjo temë ashtu siç nuk e intereson shtetin tonë, nuk e shoh të drejtë të bëj një vlerësim në lidhje me atë nëse është subjekt i larjes së parave apo jo, por baballarët e pastrimeve të parave janë atje. Qëndrojnë në Pensilvani. Vallë kanë ndërmarrë diçka autoritetet përkatëse në lidhje me ata të cilët qëndrojnë atje?”

Shekulli Agency